Denoncimi i kreut të PD, Delvinë: Në spitalin i qytetit mungojnë laboratorët, radriografia dhe medikamentet!

Kryetari i degës së PD, Delvinë, Hari Imeri, me anë të një postimi në Facebook, ka denoncuar se në spitalin e këtij qyteti mungojnë pajisjet e nevojshme për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve si mungesa e laboratorëve, radiografisë dhe medikamenteve. Ai shprehet se mjekët po japin maksimuminme materialet që kanë, por që edhe ata janë lënë në baltë nga qeveria.

Postimi i plotë i kryetarit të degës së PD, Delvinë, Hari Imeri:

Ndodhem ne ambjentet e Spitalit te qytetit tone dhe sigurisht nuk mund ta nis fjalen time pa shprehur qindra mirenjohje per mjeket, infermjeret dhe te gjithe trupen e urgjences te cilet me profesionalizem bashkohore dhe humanizem te pashembullt i sherbejne qytetareve per problemet e tyre shendetesore.
Por edhe mjeket ndihen te lene ne balte ne misionin e tyre heroik nga qeveria, e cila premtoi shume per Shendetesine por realiteti tregon se mungesa e pajisjeve shendetesore, mungesa e laboratorit, mungesa e radiografise dhe mungesa ne medikamente e pamundesojne punën normale ne Spitalin tone.
E gjitha kjo vjen si rezultat i nje politike te gabuar shendetesore nga ana e qeverise se Edi Rames, e cila investon miliona euro per koncensione ndaj klienteve te saj, por nuk investon asgje per t’i mundesuar kushte te volitshme banoreve te thjeshte te ketij vendi.
Kjo eshte nje situate qe duhet te ndryshoje sa me pare.
Partia Demokratike e Shqiperise nepermjet programit te saj per shendetesine do te rikthej vemendjen e munguar ndaj spitaleve bashkiake si ky i Delvines, por edhe ndaj Spitaleve Rajonale, per t’u ardhur në ndihme banoreve te ketyre zonave, pavaresisht bindjeve partiake.
Ne emer te Partise Demokratike, dega Delvine, u bej thirrje te gjithe qytetareve te bashkohen me Partine Demokratike te Shqiperise si një alternative qe do te mundesoj nje ndryshim real dhe te vertete.

Artikulli paraprakÇfarë rëndësie ka njohja e shtetit palestinez nga Spanja, Irlanda dhe Norvegjia? Ja implikimet që sjell dhe si do të reagojë Izraeli
Artikulli tjetër5 të pathënat e seancës së sotme dëgjimore me Altin Dumanin