Trump: 20 vjet dështim në politikën ndaj Koresë së Veriut

Presidenti Donald Trump tha sot se çdo përpjekje për të zgjidhur çështjen e Koresë së Veriut ka dështuar për më shumë se dy dekada.
“Vendi ynë ka qenë i pasuksesshëm në ballafaqimin me Korenë e Veriut për 25 vjet, duke dhënë miliarda dollarë dhe duke mos marrë asgjë mbrapsht”, tha Presidenti në Trump në Twitter.
Deklaratat e reja të Presidentit Trump janë sugjerimet e tij më të fundit, se mund të ndryshojë politikën amerikane që synon të pengojë Korenë e Veriut të zhvillojë armë bërthamore pa konfrontime.
Të shtunën, zoti Trump shkroi në Twitter se “presidentët e kaluar amerikanë kanë biseduar me udhëheqësit e Koresë së Veriut, duke bërë marrëveshje dhe duke paguar sasi të mëdha parash… dhe kjo nuk ka funksionuar, marrëveshjet janë shkelur para se të thahej boja, duke i vënë në lojë negociatorët amerikanë. Më falni, por vetëm një gjë do të funksionojë!”
Nuk është e qartë se çfarë donte të thoshte Presidenti, por komentet e tij duket të sugjerojnë se ai iu referohet veprimeve ushtarake.

Artikulli paraprakUnited, nis numërimi mbrapsht për Ibrahimoviç!
Artikulli tjetërPas Las Vegasit rihapet debati mbi armëmbajtjen