United, nis numërimi mbrapsht për Ibrahimoviç!

Manchester United po përgatit festën e mirëseardhjes për një lojtar unikal, njëherazi shumë karizmatik. I tillë është gjiganti suedez Zlatan Ibrahimoviç, i cili duket se ka djegur të gjitha etapat e fazës së rikuperimit pas dëmtimit të rëndë që pësoi në gju gjatë muajit prill, që e penalizoi duke lënë jashtë fushës për kaq shumë kohë. Tashmë ka nisur numërimi mbrapsht deri në momentin që sulmuesi do të zbresë në fushë. Tifozët e djajve të kuq duket se nuk kanë më durim dhe kërkojnë të dinë një datë, një vend, një kundërshtar përballë të cilëve do të duelojë bomberi 36-vjeçar, i cili duket se nuk i ndjen vitet mbi shpinë. Për këtë mendon e përditshja britanike “The Mirror”, e cila zbulon se në datë 2 dhjetor, në Londër, përballë Arsenalit, në stadiumin e Emirates, do të jetë i gatshëm ai, Zlatan Ibrahimoviç! Një lajm i shkëlqyer ky edhe për portugezin Mourinho, trajnerin e klubit të “Old Trafford”, që do të mund të mbështetet tek eksperienca e ish-yllit të Juventus, Inter, Milan, Barcelona, e PSG, në fazën e rëndësishme të eleminimeve direkte të Champions League.

Artikulli paraprakReali vendos të largojë Gareth Bale
Artikulli tjetërTrump: 20 vjet dështim në politikën ndaj Koresë së Veriut