Tjetër skandal! Shefi i komisariatit dekonspiron operacionin antidrogë!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë publik një tjetër denoncim ku tregon se si shefat e policisë punojnë në favor të kriminelëve dhe trafikantëve të drogës.

Një punonjës i policisë në komisariatin numër 6 ka denoncuar shefin e komisariatit Ardit Elmazi se ka dekonspiruar një operacion antikanabis.

Sipas policit në në komisariat ka mbërritur një infromacion nga ppolicia italiane se në fshatin Prush në Tiranë ka një sipërfaqe toke të mbjellë me kanabis në pronësi të familjes Kusi.

Ndërkohë polici shton se të nesërmen kur ka shkuar grupi opertiv ka gjetur vetëm vendin, pasi rrënjët e kanabisit ishin shkulur dhe djegur, pasi pronarët ishin informuar nga shefi i policisë.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Kokat e narkopolicise kriminele trafikante!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Doktor ! Jam nje punonje policie ne Komisariatin e Policise Nr.6 Tirane. Pardje me daten 4.6.2020 ne Drejtorine e Tiranes ka shkuar nje informacion nga italianet si dhe kordinatat bashkelidhur ne lidhje me nje siperfaqe toke e mbjelle me rreth 7000 bime kanabis ne fshatin Prush rreth 8 km larg Tiranes.

Kete siperfaqe e kishte mbjelle familja kriminale KUSI.Sapo just kalua ky information pardje ne darke shefit te komisariatit Ardit Elmazi, dje ne mengjes kur kane shkuar forcat e Drejtorise se Tiranes per te kryer veprime proceduriale dhe ta asgjesonin e kane gjetur gjithe siperfaqe ku bimet ishin shkulur dhe ishin duke u djegur bashke me gjithe infrastrukturen qe kishin ngritur per tu kundesur per keto bime. Kete siperfaqe e kishte marre persiper vete shefi I komisariatit kundrejt 20 % te vleres per cdo bime. Nuk eshte dhene si komunikate per te mbrojtur shefin e komisariatit.Verifikoje Doktor dhe eshte 100% e sakte.

Artikulli paraprakVideo/ Mbytet investimi 1 miliardë lekë në parkun Rinia, kreu i FRPD: Veliaj rekordmen i korrupsionit
Artikulli tjetërGruaja kërkoi vrasjen e protestuesve, futbollistit serb i shkëputet kontrata me LA Galaxy