Tiranë, ja cilat zona konsiderohen si vatra aktive të infektimit me koronavirus

Përgjysmohet numri i vatrave me COVID-19 në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se aktualisht në kryeqytet janë 9 vatra aktive nga 17 që ishin pak ditë më parë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se 9 vatrat aktive janë tek: Rr. Dibres, rr. Ura, Tirana e Re, rr. Sami Frasheri, rr. Dalip Topi, Shkoze, rr. Kole Kamsi, Mozaiku i Tiranes, Qytet Studenti, Lunder, Teleferik, ish teatri, Vasil Shanto, Kodra e Diellit 2.

Po kështu, burime nga ISHP bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë janë hetuar 44 raste, nga të cilat 17 janë referuar nga Ugjenca Kombëtare, 1 nga mjeku i familjes dhe 26 të tjera janë kontakte të personave pozitivë. Ndërsa në total janë analizuar 122 monstra, ku 96 personave u është marrë tamponi, 26 kanë qenë në kontakt me virusin dhe 32 të tjerë janë ritestuar. Sakaq 26 punonjësve të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor u janë marrë monstrat. Këta të fundit kanë qenë në kontakt me një person të infektuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, ditët e fundit është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije një ditë më parë se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar me koronavirus 42 persona.Mes të infektuarve 5 janë personel shëndetësor. Së fundmi janë shtruar edhe 9 persona të tjerë tek Infektivi, duke e çuar në 46 numri e të shtruarve. Numri i të shëruarve ka shkuar në 980. Dje humbi jetën edhe një 81-vjeçare tek infektivi, e cila ishte asimptomatike

Artikulli paraprak“Kam votuar për Edi Ramën, nuk kam bukë në shtëpi. Ai më thotë mua dua 500 euro për të të futur në punë”
Artikulli tjetërRënia e statujave në Perëndim dhe kulti i individit në Tiranë