“Kam votuar për Edi Ramën, nuk kam bukë në shtëpi. Ai më thotë mua dua 500 euro për të të futur në punë”

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka takuar bizneset në njësinë numër 4 në Tiranë. Basha ëshë ndalur në disa biznese, duke i pyetur për xhiron që kanë pasur, dhe rënien që kanë pësuar si pasojë e pandemisë. Ndërkohë që një qytetar i është ankuar kreut të PD-së se është i papunë, edhe pse në zgjedhjet e 2013-tës ka votuar për Edi Ramën.

“Pa punë fare, jam vetë i 7, kam 5 kalamaj, kur kanë qenë zgjedhjet në 2013 kam votuar për Edi Ramën, edhe sot më lënë në mes të rrugës. I kam shkuar për punë dhe duan nga 500 euro. Unë nuk kam bukë në shtëpi, ai më thotë mua dua 500 euro për të futur në punë. Unë nuk e bëj këtë për parti, o vëlla, e bëj këtë se më qan shpirti, nuk kam bukë, dhe nuk na sjellin asnjë ndihmë, unë pi duhan të dredhur”, u shpreh qytetari.

Artikulli paraprakShembja e Teatrit/ Tjetër padi në SPAK, Budina: Do të përgjigjen të gjithë ata që kanë kryer atë krim monstruoz
Artikulli tjetërTiranë, ja cilat zona konsiderohen si vatra aktive të infektimit me koronavirus