Tirana do rimbyllet? Ekspertja e Ramës kërkon rikthimin e izolimit

Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve për COVID-19, Eugena Tomini shpjegon se përse po mendohet mbyllja e bareve në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, pas orës 22:00.

“Shtimi i pozitivitetit, numri i rritur i pacienteve në spitale dhe rastet e rënda të hospitalizuara dhe raste vdekjesh, dhe me këtë nivel pozitiviteti dhe transmetueshmërie komunitare bëri që Komiteti Teknik të vlerësoje për masat e tjera. Po vëzhgojmë elementet ku kemi grumbullime masive, rini ku grumbullohen më shumë që edhe pse e kalojnë lehtë janë transmetues të gjeneratave”, tha Tomini në një intervistë për Tv Klan.

Sipas Eugena Tominit, nuk përjashtohet shtrirja e masave kufizuese edhe në pjesë të tjera të Tiranës për të mos shkuar në karantinë totale apo edhe gjeografike edhe pse masa nuk përjashtohet.

“Rikthimi karantinës gjeografike apo totale…po vlerësohen të gjitha opsionet me mbyllje oraresh. Do jetë opsioni i fundit që do ndërmerret”, tha Tomini.

“Shpërndarje në të gjitha grupmoshat, por kemi një pozitivitet që shkon nga 25% -30% tek grupmosha aktive. Pozitivet te të lartë mbi 50 vjeç. Dhe shenja klinike të rënda mbi 70 vjeç”, shtoi ajo.

Artikulli paraprakReagimi i fortë i gazetarëve ndaj ministrit: Te gaveta e ushtrisë ke mbetur, o Llesh!…
Artikulli tjetërPaloka: Ironike të të kontrollojë kuotat një mësues vizatimi që qeverinë e ka bërë lesh me ministra pa shkollë e mediokër