Tifozët-Venger: “Largohu gjakpirës!”

Shpërthejnë polemikat në shtëpinë e Arsenal. Prej vitesh tashmë, tifozët e “Topçinjve” janë në vendnumëro për shkak të rezultateve zhgënjyese të marra nga trajneri historik i klubit anglez, Arsene Wenger. Në sezonet e fundit ai nuk ka arritur të shkojë përtej kualifikimit në Champions League, duke koleksionuar disa Kupa Kombëtare gjatë qëndrimit të tij të gjatë në Londër. Madje, vitin e kaluar nuk ka ardhur as kualifikimi i zakonshëm në kompeticionin më të rëndësishëm europian, me Arsenal që luan në Europa League në këtë sezon.
Për sa i takon Premier League, Arsenal mban vendin e pestë në renditje dhe tifozët janë lodhur nga kjo ecuri, edhe pse trajneri francez konfirmohet çdo vit nga pronësia ruso-amerikane dhe që përfaqësohet nga aksionari më i madh Stan Kroenke dhe Alisher Usmanov, të cilët (i pari kryesisht) janë sulmuar nga tifozët. Në fakt, gjatë ndeshjeve të fundit të ekipit mbështetësit e “Topçinjve” kanë nxjerrë shpesh në shkallët e stadiumit mesazhe kundër pronarëve dhe i fundit ka qenë shumë i qartë: “Stan (Kroenke) të duam jashtë klubit tonë, gjakpirës!”. AFC deri në vdekje (Arsenal Football Club)”.
Përgjigja e pronarit të klubit londinez nuk ka vonuar. Stan Kroenkte ka thënë për një gazetë angleze se nuk ka ndërmend të shesë kuotat e tija të klubit dhe se, mbi të gjitha, ka konfirmuar përsëri trajnerin francez Arsene Wenger. “Nuk është e vërtetë se jam në botën e futbollit vetëm për paratë. Sa mundësi ka të shes klubin? Asnjë, nuk është mënyra si punojmë ne. Tifozët janë fantastikë, sepse janë të zjarrtë. Ky është lajmi i mirë. Por ka një lajm të keq, kanë gjithmonë një opinion. E vetmja gjë që më shqetëson është nëse kjo mund të ndikojë te lojtarët, tekniku dhe stafi: kjo është gjëja e fundit që dua. Nuk i pëlqej një pjese të tifozëve? E di, por unë e dua Arsenal-in dhe adhuroj të jem i përfshirë në çështjet e këtij klubi”, ka thënë Kroenke.
Ndërkohë, tifozët e West Ham me siguri që do të jenë shumë të gëzuar nga fitorja 3-2 ndaj Tottenham në Carabao Cup. Pasi shkuan në disavantazh të dyfishtë pas golave të Moussa Sissoko dhe Dele Alli, Hammers përmbysën gjithçka me golat e Ayew dhe Ogbonna.
Ishte një fitore që askush nuk e parashikonte, dhe tifozët padyshim që ishin në humor të mirë pas ndeshjes. Por një tifozi nuk i shkoi mirë festimi teksa është filmuar, duke u munduar të kapë dëshpërimisht një fanellë të hedhur drejt tribunës nga kapiteni Marc Noble.
Teksa Noble hedh fanellën drejt një fëmije pranë tij, tifozi mbipeshë hidhet për ta kapur përpara tij dhe si pasojë rrëzohet në tokë, dhe ai që përfitoi fanellën ishte një tifoz tjetër.

Artikulli paraprakBomba e Berluskonit
Artikulli tjetërUlja e taksave, fitorja tjetër e Trump në Kongres megjithë 20 votat e rrjedhura nga republikanët