Thirrja e Bashës: Transparencë për kapacitetet për testim. Mostestimi zhvlerëson sakrificën

Mbetet urgjente prej më shumë se 10 ditësh ndryshimi radikal strategjisë së testimt. Ndonëse numri i atyre që janë konfirmuar të infektuar është zyrtarisht akoma në shifra të menaxhueshme, është për t’u theksuar fakti se përqindja e viktimave në raport me shifrat e konfirmuara mbetet e lartë, çka tregon se për shumë ekspertë se numri i testimeve është jashtëzakonisht i ulët.

Ndaj, në përputhje me kërkesën e OBSH dua të bëj thirrje së pari për rritjen drastike të numrit të testimeve, së pari tek personeli shëndetësor, tek personeli shtetëror në kontakt me njerëzit, tek personeli i biznesit në kontakt me njerëzit, si dhe nisjen e sistemit të gjurmimit në bashkëpunim me pushtetin vendor, në mënyrë që, përmes testimit, gjurmimit dhe izolimit të sjellim rezulatet e vërteta në izolimin dhe trajtimin e personave të infektuar.

Pa këtë hap të domosdoshëm, sakrifica e këtyre tre javëve mund dhe do të shkojë dëm. Ne duhet ta dimë me saktësi sa të infektuar kemi, ku i kemi, në mënyrë që të marrim masat sot përpara se sakrifica trejavore e distancimit social të na shkojë kot dhe të infektuarit të paidentifikuar të vazhdojnë të infektojnë pjesën tjetër të popullsisë dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë në numrin e të infektuarve dhe në këtë mënyrë të paevitueshme në rritjen e numrit të viktimave.

Ndaj thirrja ime është transparencë për testimet dhe në radhë të dytë transparencën për kapacitetet tona për të testuar. Dhe këtu mjafton të marrin shembullin e Kosovës, e cila ka bërë të qartë se ka 7 mijë kite testimi. Mjafton të shohim vendet e tjera të rajonit që numri i testimeve po rritet. Ndaj mendoj se është një thirrje e qartë ndaj autoriteteve për të mos vonuar më rritjen e testimeve, me transparencë, duke bërë përditë dhe administruar testimet me transparencë dhe jo duke rënë pre e skemave abuzive. Qytetarët, personeli shëndetësor kanë nevojë t’i nënshtrohen një numri sa më të madh testimesh. Mostestimi do ta çojë gjithë këto sakrificë kot.

Artikulli paraprak11 të infektuar me Covid-19 brenda familjes në Durrës
Artikulli tjetërBasha: Qeveria në gjendje të rëndë mendore! Tender për blerje qeleshesh, të varfërit pa ushqime…