Basha: Qeveria në gjendje të rëndë mendore! Tender për blerje qeleshesh, të varfërit pa ushqime…

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dalë në një komunikimi online me gazetarët për të folur në lidhje me situatën në vend të shkaktuarnga pandemia e koronavirusit ku ka prekur edhe temën e masave ndaj pensionistëve si dhe ndihmën që Shqipëruia I ka dhënë Italisë me dërgimin e 30 mjkeëve dhe infermierëve.

Basha tha se pensionistët duhet të jenë në qendër të vëmendjes ndërsa theksoi se janë më të goditurit nga kjo krizu dhe gjithashtu prezantoi propozimin e tij caktimin e një orari të veçantë për daljen e tyre nga banesat.

“Ata të jenë në qendër të vëmendjes, tregon se të moshuarit janë më të goditur nga kjo krizë. Të kufizohet në maksimum lëvizjen e tyre, caktimi i një ore të veçantë për daljen e të moshuarve, ky është një model i cili nuk ka pse të mos shqyrtohet, por e rëndësishme është që kjo moshë të ketë vëmendjen e duhur”,tha Basha.

Në lidhje me m,jekët dhe infermierët që u dërguan në Italia, Basha tha se I falenderon për gatishmërinë e treguar për të mbështetur vendin fqinj në këto momente të vështira, ndërsa shtoi se duhet vëmendje maksimale për mjekët dhe infermierët në Shqipëri.
“Dua t’i falenderoj nga zemra që treguan gatishmërinë të mbështesin Italinë në këtë moment të vështirë. Punë të mbarë dhe të kthehen shëndosh e mirë, falenderoj me qindra ndoshta me mijëra të mjekëve shqiptar në Itali. Vëmendje maksimale për mjekët dhe infermierët në Shqipëri. Sot kanë ardhur pajisjet mbrojtëse për mjekët, shumë vonë. Jemi në borxh mirënjohje për ta, akte heroizmi të panjohura për shumë nga ne”, u shpreh kryedemokrati.

“Si mundet që Shqipëria t’i dalë para pasojave të koronavirusit e të mos i shkojë pas. Jo tjetër flasim e tjetër bëjmë, asnjë qindarkë nuk është shpërndarë te njerëzit në nevojë, njerëzit kanë nevojë për mbështetje financiare, për para. Ku ti gjej paratë? Anulo 120 mln euro kontrata koncesionare, sot e ke krejt të mundur ti anulosh me ligjin për fatkeqësinë natyrore. Rialoko 140 mln euro nga invesimet publike dhe shpenzimet e luksit që nuk janë domosdoshmeri në kohë krize, kjo do të mjaftonte për të administruar 3 muaj, por buxheti ka edhe rezerva të tjera për të përballuar krizën”, tha Basha.

Ai u pyet nëse vendi ynë duhet të ndjekë shembullin e Amerikës në kuadër të paketës së emergjencës ndërsa përgjigja e tij ishte se s’ka pse të meeret shembull Amerika por vendi më afër nesh.

“Mos të shohim Amerikën, të shohim Kosovën dhe të veprojmë pa vonesë, nga opozita ka vetëm bashkëpunim, se të propozosh zgjidhje dhe të nxitësh për zgjidhjen e tyre është bashkëpunimi dhe detyrimi ynë për interesin e qytetarëve. Pagesa e papunës, 2600 persona, por ata që janë në kushte e papunësisë dhe nuk përfitojnë pagesë është shumë herë më i madh, cfarë do të ndodhë me ata, erdhi fundi i muajit, si do i mbajnë familjet. Ndihma sociale, është për tu përshëndetur dyfishimi i shumës, por numri i atyre që janë larguar nga skema e ndihmës, është shumë i madh, jetojnë në kushte mjerueshme, duhet që të kenë siguri për ushqimin dhe të kenë mudnësi të pagujnë qira, drita uji. Personat që kanë mbyllur biznest, edhe pse nuk janë në listën e atyre që duhet të mbylleshin, nuk kanë xhiro, ata nuk përfitojnë”, tha Basha.

Sipas Bashës, qeveria është në gjendje të rëndë mendore dhe për këtë tregon edhe arsyen.

“Një media ka bërë publike sesi është hapur tender për blerje qeleshesh. Kjo tregon gjendjen mendore të rëndë të qeverisjes. Duhet të mos dëgjojmë më raste si nëna në Vlorë, që thoshte ha bukë me sheqer. Të varfërit janë pa ushqime sot”, tha Basha.

Artikulli paraprakThirrja e Bashës: Transparencë për kapacitetet për testim. Mostestimi zhvlerëson sakrificën
Artikulli tjetërSkandali/ Rama dërgoi në Itali të veshur si mjek punëtorin e karburantit në Vorë, Qazim Ismaili