Tërmet në Mal të Zi – dridhje edhe në Kosovë

Drejtuesit nga Rrjeti Sizmologjik i Kosovës, i tha Radios “Evropa e Lirë”, se nga tërmeti i cili ka ndodhur në shtetin fqinj Mali i Zi, dridhjet janë ndier edhe në disa qytete të Kosovës.
Shemsi Mustafa i tha Radios “Evropa e Lirë”, se epiqendra e tërmetit ka qenë në Mal të Zi me shkallën 5.2 të rihterit.
Kurse, Vëzhgimi Gjeologjik i SHBA-ve (USGS), ka bërë të ditur se një tërmet ka ndodhur në Mal të Zi, i cili është ndjerë edhe në Kosovë.
Thellësia e tërmetit thuhet se ishte 10 kilometra, ndërsa 54 kilometra afër kryeqytetit të Podgoricës dhe 105 kilometra larg nga Prishtina.

Artikulli paraprakLufta e mafies, vritet koka e klanit “Kavaja”
Artikulli tjetërMcMaster: Rusia “kërcënim i ri” për SHBA