Lufta e mafies, vritet koka e klanit “Kavaja”

Është vrarë një nga krerët e mafias ballkanike i cili ka qenë blerësi i kokainës së disa grupeve shqiptare.
Siç bëjnë të ditur mediat malazeze dhe serbe, Davorin Baltiç 41 vjeç, malazez dhe kreu i klanit të Kotorrit, është vrarë në Beograd në një nga lagjet luksoze të kryeqytetit serb.
Policia e Beogradit bën të ditur se pazaret në lidhje me një ngarkesë kokaine mrej 250 kilogramësh, e cila duhej të ndahej me grupe shqiptarësh dhe serbësh, si dhe hakmarrje për një vrasje mund të jetë pista e vrasjes së 41-vjeçarit.
Në vitin 2015, Baltiç ka vrarë në Budva një tjetër pjesëtar të fuqishëm të klaneve mafioze ballkanike, Sasa Markoviçin, i cili ishte edhe deputet i parlamentit të Malit të Zi.
Përpara se të vritej, Baltiç fshihej në Brazil, pastaj në Itali, Shqipëri, dhe më në fund në Serbi. Ai ka përdorur dokumente false italiane, të lëshuar në emër të Nikola Benedetti.
Megjithë akuzat jozyrtare, policia malazeze kurrë nuk e ka dyshuar zyrtarisht Baltiçin për vrasjen e deputetit Markoviçit.
Policia tani beson se Markoviç ka nisur luftën me klanin e Kotorrit, duke paguar vrasjen e tij nga Goran Gjurikoviç, i cili u ekzekutua më 27 tetor 2015 në qytetin e tij, Budva.
Drejtori i policisë së Beogradit, Vladimir Rebiç, konfirmoi në media se Baltiç ishte viktimë e klaneve ballkanike të pastrimit të parave.
“Ne po punojmë në identifikimin e kryerësit të vrasjes, por nuk mund të jap më shumë informacione për të mos e prishur hetimin”, tha Rebiç në një intervistë në emisionin e mëngjesit të televizionit publik serb.
Policia lokale beson se vrasësi kishte ndihmës që e informoi atë për lëvizjen e Baltiçit.
Baltiç është një ish-polic malazez i cili njihet si një anëtar i rangut të lartë të klanit kriminal Kavac.
Krerët e këtij klani janë të lidhur me trafikantët shqiptarë të drogës, kontrabandës dhe trafiqeve njerëzore.
Kavaç është një klan i fuqishëm nga Kotorri që është krijuar nga familja me të njëjtin emër, e cila preardhjen e ka shqiptare dhe dikur e ka pasur mbiemrin “Kavaja”.
Lufta mes këtij klani dhe grupeve të tjera nisi pas zhdukjes së 200 kilogramëve kokainë nga Valencia e Spanjës.
Kjo u shoqërua me një seri atentatesh dhe likuidimesh në gjithë Ballkanin: Malin e Zi, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Shqipëri etj., ku vranë rreth 20 njerëz.
“Albeu.com”

Artikulli paraprakTrump e ofendoi, Steve Banon surprizon me përgjigjen: Është një President i madh
Artikulli tjetërTërmet në Mal të Zi – dridhje edhe në Kosovë