Tentojnë të vjedhin kazinonë, maskat i vënë flakën makinës

Një kazino është tentuar të vidhet në qytetin e Bulqizës. Sipas policisë, “ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 30 tetorit, ku persona të paidentifikuar nëpërmjet portës së pasme kanë hapur derën pa dëmtime (me çelës), dhe janë futur brenda sallës së lojërave të fatit, në pronësi të shtetasit R.K, 43 vjeç, ku kanë kontrolluar për vlera monetare, por nuk kanë mundur të marrin asgjë”, sqaron policia.
Ndërkohë policia thotë se, ka marrë informacion, se në aksin rrugor Maqellarë-Shupenzë, në anë të rrugës është konstatuar një automjet i djegur, e cila dyshohet se i përket autorëve që tentuan të grabisnin kazinonë.
“Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku në vendin e quajtur “Maranicë”, aksi rrugor Maqellarë-Shupenzë, rreth 200 metra në anën e majtë të rrugës është konstatuar një mjet tip “Mercedez-Benz”, me targa TR 8692 F, i djegur plotësisht, në pronësi të shtetasit S.P, banues në Tiranë. Ky automjet dyshohet të jetë përdorur nga autorët që tentuan të vidhnin kazinon në qytetin e Bulqizës”, tha policia. Specialistët e policisë po punojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Artikulli paraprakTrump rifillon luftën kundër establishmentit
Artikulli tjetërArrestohet polici në Durrës, shiste drogë me trafikantët