Tension në Komisionin e Ekonomisë: Të largohet Fatmir Xhafaj, është subjekt i ligjit antimafia

Edhe gjatë ditës së sotme ka patur tension në Komisionin e Ekonomisë. Deputetët e opozitës kanë këmbëngulur gjatë prezencës së tyre në komision që Ministri i Brëndshëm të japë dorëheqjen pasi është subjekt i ligjit antimafia.
“I kërkojmë qeverisë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj e të shikojë seriozisht plotësimin e prioriteteve për hapjen e negociatave”, tha nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë Jorida Tabaku.tabakuu
Tabaku, teksa diskutoi në Komision së bashku me deputetët e Partisë Demokratike, theksoi se qeveria duhet të mbyllë një herë e përgjithmonë politikën e të bërit propagandë, por të pranojë skandalet të cilat i ka prodhuar për 5 vitet e saj në pushtet.
Tabaku bëri këtë thirrje pak para protestës e cila pritet të nisë përpara Ministrisë së Brendshme.
“Sot 4 kuksianë, katër prindër, katër njerëz të pafajshëm janë në burg, ndërsa , ish-Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri është në liri, Ministri aktual Fatmir Xhafaj, është subjekt i Ligjit Antimafia.

Të dy janë pengesë për integrimin e vendit. Z. Majko ju i pari besoj bini dakort me mua se ju njiheni për fjalimet e drejtpërdrejta. Ju keni thënë që në ato zona ku nuk takuat kriminelë, aty humbët. Ashtu si ishit i drejtpërdrejt për zgjedhjet, bëjeni edhe për integrimin.
Ju kërkojmë që të merrni seriozisht datën 28 qershor, datë në të cilën do të njihemi me vullnetin e shteteve anëtare, për hapjen e negociatave me BE.
Sot Ministria e Diasporës është rast unik në botë, e cila gjendet përballë faktit se shqiptarët po ikin nga Shqipëria. Z. Majko, të rinjtë po largohen pikërisht për shkak të krimit në qeveri. Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë nga ne, më shumë nga politika dhe ne duhet ta orfrojmë këtë.
Për këtë arsye i kërkojmë qeverisë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, të shikojë seriozisht plotësimin e prioriteteve dhe të mos merret me propagandë, të mos tallë e bëj humor me popullin, por të merret një herë të vetme në këto pesë vite për të ardhmen e shqiptarëve, për të ardhmen e të rinjve shqiptarë”, tha Tabaku.

Artikulli paraprakJa kush është deputeti i PS me 1.8 milionë euro pasuri që Rama i jep ndihmë ekonomike
Artikulli tjetërMbyllet loti 3, Bashkia Kamëz përfundon ndërtimin e rrugës “Demokracia” 7 km