Teatri në pronësi të Bashkisë, aktori i njohur reagon ashpër ndaj Ramës: Do e pësosh keq! Do jetë “varri” yt

Aktori shqiptar Neritan Liçaj ka reaguar për truallin e Teatrit Kombëtar që ka kaluar me vendim të Këshillit të Ministrave si pronë e Bashkisë së Tiranës. I revoltuar për këtë, Liçaj thotë se Teatri do të jetë varri i Ramës.

Në një shkrim në Facebook, Licaj shkroi: “Ja çfarë bën karakatina kryeministër në kohë pandemie… Po kur të duash të vish pleh..aty na ke. Do e pësosh me keq se në 24 Korrik. Teatri do jetë várri yt dhe ti e di”.

Në Fletoren Zyrtare është botuar më datë 8.5.2020 (sot) një Vendim i Këshillit të Ministrave kalimi në pronësi të Bashkisë së Tiranës Teatrit Kombëtar, një godinë e cila tre vitet e fundit ka shkaktuar një përplasje të ashpër në jetën politike dhe jo vetëm në Shqipëri.

Në vendim shkruhet se sipërfaqja e kësaj prone me sipërfaqe totale 5522.7 m2 me adresë në rrugën “S.Toptani” në kryeqytet, ndërsa vijon Vendimi me argumentin se ka për qëllim ndërtimin e një godine bashkëkohore dhe me standarde të Teatrit Kombëtar, ‘në konsultim me të gjitha grupet e interesit, sipas hartës kadastrale që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërese e tij’.

Artikulli paraprakSpahia thirrje ministres: Riktheni shërbimin shëndetësor për qytetarët!
Artikulli tjetërNjë lajm shpresdhënës: Covid-19 zhduket në mbi 30°C