Të tjerë punonjës të fasonerisë të infektuar me Covid-19 në Laç dhe Krujë

Numri i të prekurve me CVODI-19 është rritur ndjeshëm në Laç dhe Krujë. Burimet bëjnë të ditur se janë shënuar 12 raste të reja të prekur me COVID-19.

Nga testet e kryera mësohet se kanë rezultuar poztive disa punonjëse të fasonerisë në Krujë, ku pak ditë më parë u shënuan rastet e para.

Ndërsa pjesa e tjetër e tëprekurve në Kurbin, janë brenda vatrës familjare.

Një rast i ri i infektuar me COVID-19 është zbuluar në qytetin e Krujës. Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për një punonjës të një tjetër fasonerie në këtë qytet, i cili ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas pronarit të biznesit, punëtori i infektuar me COVID-19 ka qenë në punë deri më datë 8 prill, pasi që prej kësaj dite fasoneria është mbyllur.

Më herët janë konfirmuar pozitivë me koronavirus edhe disa punëtorë të një tjetër fasonerie në Krujë.

FASON

Artikulli paraprakTërheqja e Ramës nga dy projekte skandaloze mafioze nuk lë vend për shumë gëzim…
Artikulli tjetërRritet frikshëm numri i të prekurve me Covid-19, bëhet nami në fasoneritë e Krujës dhe Laçit