Të rinjtë e FRPD demaskojnë “deputetët” e listës para Kuvendit: U blenë 300 mijë euro e sipër nga qeveria

Të rinjtë e Partisë Demokratike kanë rrethuar parlamentin para se të niste seanca. Ata mbanin në duar pankarta thumbuese për deputetët e rinj që kanë marrë mandatin, duke aluduar se janë të blerë me 300 mijë euro e sipër nga qeveria.
Pasi kanë ngjitur pankartat, raportohet se të rinjtë kanë hedhur parrulla kundër Ramës dhe Parlamentit të inkriminuar e më pas janë larguar.
Megjithëse nuk ishte paralajmëruar asnjë protestë nga ana e opozitës, policia e Tiranës ka marrë gjithë masat duke rrethuar Parlamentin.
Është pothuajse i njëjti plan masash por me një numër më të ulët punonjësish policie. Janë gjithsej rreth 300 punonjës policie në ruajtje të Parlamentit, forcat “Shqiponja” dhe FNSH. Po ashtu raportohet të jetë formuar një kordon me punonjës rendi dhe atyre të Shqiponja-ve mes tyre, po ashtu ka edhe femra përgjatë gjithë rrethimit ku vërehet se të gjithë janë të pajisur me kundragaz. Nuk mungon as gardhi metalik në 2 anët e pedonales për të ruajtur hyrjen pa incidente të deputetëve. Pranë godinës së Parlamentit është vendosur Garda e Republikës. Në rrethimin e xhamisë së Namazgjasë janë pozicionuar FNSH, zjarrfikëset dhe autoambulancat. Në godinat e larta pranë Parlamentit janë forcat RENEA.

protesta4 2 e1552466959880

Artikulli paraprakTregtari rrëfen pse nuk i shiten mollët, Basha: Merri me vete t’ia hedhim Ramës në surrat në Tiranë!
Artikulli tjetërDibrani-Bashës: Kam qënë i punësuar në KESH por më pushuan me urdhër të Ulsi Manjës