Tregtari rrëfen pse nuk i shiten mollët, Basha: Merri me vete t’ia hedhim Ramës në surrat në Tiranë!

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka pyetur një shitës mollësh në Dibër nëse po i ecën ndopak shitja.por shitësi është shprehur shumë i revoltuar dhe ia ka derdhur mollët në dy arka, në këmbët e veta:
Shiheni vetë, 6 kg mollë shs me 1 mijë lekë të vjetra, por askush s’i merr. S’kanë lekë, më thonë vetëm 2 kg do të marrr. Më vjen këtu Spiropali e na mban fjalme ca njerëzve, ama kur bëhen mollët tona, nuk vjen askush të na shohë. 300 kg mollë kam bërë dhe s’kam ku t’i shes! Me 2 mijë lekë të vjetra na e kërkojnë arkën në Tiranë. Si do të jetoj unë?!
Basha ka reaguar pas kësaj revolte: “Atëherë, merri mollët me vete në protestë dhe t’ia hedhim në surrat atij!, i tha.

1 17

Artikulli paraprakRama i tmerruar nga opozita, rrethon me tela e kangjella Parlamentin edhe kur nuk ka protesta
Artikulli tjetërTë rinjtë e FRPD demaskojnë “deputetët” e listës para Kuvendit: U blenë 300 mijë euro e sipër nga qeveria