Dibrani-Bashës: Kam qënë i punësuar në KESH por më pushuan me urdhër të Ulsi Manjës

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha po përshkon rrugët e Peshkopisë duke u dhënë dorën tregtarëve dhe qytetarëve të ulur në lokale.
Një grua e ka shoqëruar Bashën për disa momente, e njohur publikisht tashmë: Mësuesja që në fund të vitit të shkollës e transferuan në një shkollë shumë larg vendbanimit. Në bashkëbisedimin e tyre ndërkohë u mësua se si deputetja dhe ministrja e PS, Olta Xhaçka, bën mbledhje partie me drejtoreshën në ambientet e asaj shkolle.
Po ashtu, disa hapa më tej, një qytetar e ndaloi Bashën dhe i tha: Kam qënë i punësuar në KESH por më pushuan me urdhër të deputetit, Ulsi Manjës.
Të gjithë ve Basha u dha një përgjigje: Nuk ka rrugë tjetër, në 16 mars në protestë në Tiranë!

1 17

Artikulli paraprakTë rinjtë e FRPD demaskojnë “deputetët” e listës para Kuvendit: U blenë 300 mijë euro e sipër nga qeveria
Artikulli tjetërAutoblindat rrethojnë Parlmentin, Vokshi: Regjimi në ditët e fundit