Tallja me kërcënimin “kush prek zgjedhjet nuk del 10 vjet nga Shqipëria”, anullohet ligji

Bënë një muaj fushatë me sloganin se kush prish zgjedhjet nuk del jashtë vendit… PS tërhiqet nga ligji
“Lojën” e nisi kryeministri pak ditë para nisjes së fushatës elektorale, duke deklaruar se ata që do të dhunojnë zgjedhjet do të qëndrojnë në Shqipëri për 10 vite, pa patur asnjë mundësi që të dalin jashtë vendit, qoftë këtu edhe në shtete fqinje si Kosova, Maqedonia, Greqia, Mali i Zi. etj.

Gjatë një muaji fushate elektorale, Rama e kishte kthyer në një |”formulë” shprehjen se kushdo që cënoin 30 qershorin, jo vetëm që do të burgoset, por do duhet t’I thotë mirupafshim ëndrrës për të shkuar në SHBA e BE.

Tashmë që sesionit parlamentar po i vjen fundi me seancën plenare të kësaj të enjte, gjithçka rezultoi një “lojë” nga e cila maxhoranca ka hequr dorë. Nuk do të ketë asnjë ligj.

Nga foltorja e Kuvendit, numri dy i PS-së Taulant Balla tha se amendamenti në Kodin Penal që ndalonte daljen jashtë vendit për ata që preknin zgjedhjet, do të tërhiqet për ta konsultuar edhe më gjerësisht me opozitën parlamentare.

“Amendamenti i propozuar nga zoti Bushati lidhur me penalizimin e përkohshëm deri në 10 vite, me ndalimin e udhëtimit jashtë vendit, kemi menduar që amendamenti mos të votohet sot edhe me mendimin e opozitës, dhe të jetë pjese i një diskutimi më të gjerë me ndëshkime alternative”, deklaroi kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Artikulli paraprak“Akoma s’kanë marrë garanci ata kushot e ministrit”, publikohen përgjime të reja për Tahirin
Artikulli tjetërBerisha nxjerr dokumentin: Rekord i zi botëror në vjedhje nga Veliaj-Fusha, 6.1 milionë euro për 610 metra boulevard!