Sulm terrorist në Francë, dy të vdekur dhe disa të plagosur! I pritet koka një gruaje brenda kishës

Një sulm me thikë u krye këtë të enjte në mëngjes rreth orës 9 në Nisë të Francës, pranë bazilikës Notre-Dame de l’Assomption. Një burrë sulmoi disa persona me thikë. Mediat franceze bëjnë me dije se dy njerëz janë ekzekutuar barbarisht, ku një gruaje iu pre koka dhe një person tjetër ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Sulmi ndodhi brenda ndërtesës fetare, ku vetëm 10 minuta pas incidentit, autori u arrestua nga policia. Një operacion policor është ende duke u zhvilluar në zonë. Në Twitter, Policia Nacionale u kërkon banorëve të Nicës që të shmangin kalimin në vendin ku ndodhi gjarja makabër.

Kryetari i Bashkisë së qytetit, Christian Estrosi, konfirmon se kemi të bëjmë me një sulm terrorist. Ndërsa ministri i Brendshëm Gérald Darmanin aktualisht po kryeson një takim emergjence për gjendjen e krizës nga Beauvau.

auto 21603961848

nice 780x405 1

Artikulli paraprakHumbin jetën 3 minatorë, zbulohet kush ishte pronari i galerisë
Artikulli tjetërPse ka marrë zjarr Rama kundër Bashkimit Europian?