Studentët shpërthejnë ndaj Ramës: Kryelesh! U solle si çoban, na trajtove si dele, tani…

Studentët i janë kundërpërgjigjur kryeministrit Rama njëzëri se ata kërkojnë vetëm plotësim të kërkesave të tyre dhe aspak dialog apo negociata.
Ata janë të pakënaqur edhe për mënyrën e trajtimit nga ana e kryeministrit, që sipas tyre është sjellë si ‘çoban’ duke i trajtuar studentët si ‘dele’.
Njëra nga studentet, u shpreh se kryeministri duhet të ketë frikë nga zemërimi i njerëzve të duruar dhe studentët mund të kthehen nesër edhe më shumë nëse nuk plotësohen kërkesat dhe protesta mund të përshkallëzohet.
‘Nuk ka negociata. Pikë. Pikë! Vetëm plotësim kërkesash. Ai duhet të ketë frikë nga zemërimi i njerëzve të duruar. Nëse nuk i plotëson kërkesat nesër do jemi këtu edhe më shumë.
U soll si çoban, trajtoi si dele, por ne kemi një luan që quhet: Student. Është një kryelesh, më falni për shprehjen por nuk u soll si kryeministër’, u shpreh studentja për ‘Fax News’.
Vijon që prej orës 10:00 të paradites së sotme protesta madhështore e studentëve para Ministrisë së Arsimit.
Sot në orën 16:00 është afati i fundit që studentët i kanë lënë qeverisë për plotësimin e kërkesave të tyre. Protestës i janë bashkuar, jo vetëm studentë e gjimnazistë, por edhe qytetarë e madje edhe të moshuar.

Artikulli paraprakTë moshuarit i bashkohen protestës: “Edhe ne jemi studentë”!
Artikulli tjetërUnioni Studentor Evropian mbështet protestën e studentëve shqiptarë