Studentët: Rama nuk na ndal dot, ne do të luftojmë deri në fund

Studentët janë shprehur të vendosur për të çuar deri në fund kauzën e tryre. Ata shprehen se nuk do të ketë dialog me kryeministrin Rama pa u plotësuar 8 kërkesat më parë.
‘Ditën e nesërme ju kemi bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të na bashkohen që zëri jonë të dëgjohet fort. Kryeministri po e tregon qartë talljen që ka për studentët. Ai mund të tallet me ne që rrimë këtu në shesh para kryeministrisë. Këtu nuk po rrimë për qejf, por po rrimë që e gjithë kjo fuqi e madhe për të realizuar kërkesat tona të mos shuhet. Ata që vijnë me misionin të shkatërrojnë protestën po dalin si delet e zeza. 8 kërkesat do të plotësohen dhe dialog nuk do të ketë. Zoti Rama unë dua të studioj më shumë se sa do ti për mua. Nuk futem në auditor pa u plotësuar kërkesat’, tha një studente e pranishme në shesh para kryeministrisë.
Ndërkohë që një tjetër student deklaroi se studentët nuk do të ndalen nga Rama.
‘Protesta varet nga Rama, pritet si do reagojë Rama. Pa diskutim që ai kërkon protestë që të dalë një përfaqësi dhe ai të dialogojë. Ne do të luftojmë deri në fund, nuk ka asgjë që të na ndalojë. Të drejtat tona do të miratohen. Ne nuk e dimë si do të shkojë, ne dimë të luajmë më mirë se ai. Ju them gjithë familjeve shqiptare, hajdeni këtu ju lutem. Ja themi edhe Ramës, neve s’na ndalon shiu, jo ti’, deklaroi studenti.

auto VLORE E PREMTE

Artikulli paraprakMaskat/ Si u grabitën paratë e një banke që po transferoheshin me makinë në Durrës
Artikulli tjetërStudentët sfidojnë shiun para kryeministrisë, ja plani për nesër