Studentët sfidojnë shiun para kryeministrisë, ja plani për nesër

Studentët vijojnë të sfidojnë reshjet e shiut para godinës së kryeministrisë. Ata sot kanë hyrë në ditën e dhjetë me radhë duke kërkuar me ngulm plotësimin e pikave të adresuara me shkresë zyrtare tek kryeministria, ndërsa siç shprehen vetë studentët, nuk do të ketë asnjë dialog dhe negociata me shefin e ekzekutivit pa i plotësuar më parë të 8 pikat.
Siç shprehen vetë studentët, nuk do të ketë asnjë dialog dhe negociata me shefin e ekzekutivit pa i plotësuar më parë të 8 pikat.
Gjatë ditës së nesërme është theksuar se protesta e studentëve do të jetë mbarëkombëtare dhe për këtë, mësohen disa skenarë të mundshëm se ku mund të protestohet dhe si do të jetë numri i tyre.
Mësohet se studentët do mblidhen nga të gjitha fakultetet dhe më pas do marshojnë në drejtim të Kryeministrisë. Protestës në Bulevardin qendror të kryeqytetit, krahas studentëve, pritet t’i bashkohen mijëra qytetarë.

protesta e studenteve1

Artikulli paraprakStudentët: Rama nuk na ndal dot, ne do të luftojmë deri në fund
Artikulli tjetërBanorët e Unazës së Re i përgjigjen studentëve: Nesër të bashkuar! E duam Shqipërinë pa Edi Ramën