Studentët peticion Ramës: Mësimi online është dështim! Hapni Universitetet!

Studentët i janë drejtuar me një peticion kryeministrit Rama, Ministrisë së Arsimitdhe Ministrisë së Shëndetësisë ku kërkohet hapja e universiteteve dhe kthimi i studentëve në auditore.

Në petcion thuhet ndër të tjera se, për studentët mësimi online është dështim dhe nuk mund të vazhdojë më tej

Peticioni i studentëve

Drejtuar: Kryeministrisë, Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Shëndetësisë!

Prej muajsh ndodhemi në mësim ONLINE dhe jo në AUDITORE.
Universitetet ishin të parët që u mbyllën, ku çdo ambjent tjetër është i hapur.

Për studentët mësimi online është dështim dhe nuk mund të vazhdojë më tej.

Në kemi zhvilluar sondazhe në portalin tonë Studentët Denoncojnë ku mbi 80% e studentëve kërkojnë që auditoret të hapen për të paktën seminaret, praktikat dhe punët laboratorike.

Kërkojmë në emër të studentëve që të hapen auditoret për studentët e Universiteteve shtetërore dhe private  për seminaret, praktikat dhe punët laboratorike duke respektuar të gjithë masat e udhëzuar nga Ministria e Shëndetësisë.

#HapniAuditoret.

Artikulli paraprakKlubi turk ofertë Real Madridit për Hazard
Artikulli tjetërSi ishte dhe si u bë…