Klubi turk ofertë Real Madridit për Hazard

Mediat pranë klubit madrilen po raportojnë sot se, klubi turk, Fenerbahce ka bërë një ofertë për ish-yllin e Chelseas.

Klubi turk po tenton ta marrë Hazardin në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i klubit madrilen, i cili nuk po ka përfitim nga mbajtja e Hazardit në skuadër aktualisht.

Eden Hazard nuk po kalon aspak kohë të mira te Real Madridi. Forma jo e mirë dhe lëndimet nuk po e lënë të tregojë potencialin që posedon belgu.

Artikulli paraprakBarcelona humb fianlen e Superkupës, Griezmann: Jemi të katandisur dhe…
Artikulli tjetërStudentët peticion Ramës: Mësimi online është dështim! Hapni Universitetet!