Studentët letër ambasadorëve: Policia ka pushtuar universitetet, situata mund të përshkallëzojë në mënyrë të pa parashikueshme

Studentët protestues i janë drejtuar me një letër të hapur ambasadorëve të huaj në Tiranë. “Kërkojmë mbështetjen tuaj pa situata mund të përshkallëzojë në mënyrë të pa parashikueshme edhe të pakontrolluar pasi dhunimi i policisë ka kaluar çdo limit dhe i ka kthyer universitetet në kazerma policie dhe jo në ambiente universitare”, shkruajnë studentët.
Më tej studentëts hkruajnë se, “shprehim dhe një here bindjen e palëkundur se kërkesat tona janë të drejta, ne nuk tërhiqemi, studentët në të gjithë vendin janë të bashkuar dhe do t’i shkojnë deri në fund kauzës së tyre”.
Letra e plotë
I Nderuar Ambasador/e,
Studentët shqiptarë prej 37 ditësh ndodhen në një protestë masive që lidhet me kërkesat e tyre për rritjen e cilësisë së arsimit e cila paraqitet tepër e ulët, tarifat tepër të larta të studimit, përmirësimi i kushteve tepër të rënda të konvikteve të universiteteve, rritjen e përfaqësimit studentor në organet e vendimmarrjes së Universitetit, pajisjen me kartën e studentit, dhe sfida të tjera lidhur me jetën studentore në Shqipëri.
Ne nuk duam të besojmë se braktisja e vendit si emigrantë apo azilkërkues është rruga e duhur për një jetë më të mirë, por kërkojmë të ndërtojmë një jetë më të mirë në Shqipëri.
Situata në universitetet shqiptare është shumë shqetësuese dhe tepër e tensionuar.

Studentët i janë drejtuar Kryeministrit për përmbushjen e këtyre kërkesave të cilat janë thjesht dhe vetë detyrime për tu përmbushur nga ana e qeverisë shqiptare pasi është në detyrën e saj ti krijonte këto kushte minimale bazike për funksionimin e universiteteve.
Aktualisht gjendemi në situatën ku Policia ka pushtuar universitetet, po dhunon në mënyrë të turpshme dhe skandaloze studentët dhe ka krijuar klimën e terrorit Brenda ambienteve universitare.
Situata po përshkallëzohet në mënyrë shumë të rrezikshme.
Studentët kanë paraqitu kërkesat e qarta për ndryshimin e situatës shumë të rëndë në universitete dhe kanë paraqitur kërkesa që nuk janë aspak politike.
Kërkojmë mbështetjen tuaj pa situata mund të përshkallëzojë në mënyrë të pa parashikueshme edhe të pakontrolluar pasi dhunimi i policisë ka kaluar çdo limit dhe i ka kthyer universitetet në kazerma policie dhe jo në ambiente universitare.
Ne kemi besim tek ju dhe presim të mbështesni krijimin e një ambienti demokratik në universitete ashtu siç të rinjtë shqiptarë kërkojnë dhe sipas shembullit të shkëlqyer që ata kanë dhënë me protestat e tyre masive por tërësisht paqësore.
Shprehim dhe një here bindjen e palëkundur se kërkesat tona janë të drejta, ne nuk tërhiqemi, studentët në të gjithë vendin janë të bashkuar dhe do t’i shkojnë deri në fund kauzës së tyre.

Artikulli paraprakEmri i Maqedonisë, Basha: Hap historik për konsolidimin e Rajonit!
Artikulli tjetërPolicët civilë provokojnë dhe ushtrojnë dhunë ndaj studentëve të ngujuar, thyejnë xhamin e Fakultetit!