Emri i Maqedonisë, Basha: Hap historik për konsolidimin e Rajonit!

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka përshëndetur miratimin e ndryshimeve kushtetuese nga Kuvendi i Maqedonisë duke u quajtur zyrtarisht Republika e Maqedonisë Veriore.
Përmes një postimi në Twittter, Basha thotë se ky akt i përgjegjshmërisë së lartë politike është një hap historik për konsolidimin e rajonit.
“Përshëndes votimin e ndryshimeve kushtetuese nga Parlamenti i Maqedonisë Veriore. Ky akt i përgjegjshmërisë së lartë politike është një hap historik për konsolidimin e rajonit si pjesë e familjes Euroatlantike që forcon paqen, sigurinë dhe vlerat demokratike”, tshkruan Basha.

maqedoni

Artikulli paraprakVazhdon ngujimi, studentët: Policia nuk na lejon të marrim ushqime!
Artikulli tjetërStudentët letër ambasadorëve: Policia ka pushtuar universitetet, situata mund të përshkallëzojë në mënyrë të pa parashikueshme