Studentët i përgjigjen Ramës: “Nuk ka dialog, ne jemi të qartë dhe të prerë, të plotësohen kërkesat tona”!

Pas fjalës së kryeministrit Rama në Kuvend i cili u shpreh se është gati të plotësojë 8 kërkesat e studentëve por ato duhet të ulen në dialog, ka ardhur përgjigjia e menjëhershme e këtyre të fundit, të cilët protestojnë para Kuvendit.
Ashtu si më parë, ata janë shprehur të vendosur se nuk ka dialog pa plotësuar kërkesat e tyre dhe për këtë janë të prerë deri në fund.
“Nuk ka dialog dhe nuk ka negociata, ne jemi të qartë dhe të prerë, duhet të plotësohen kërkesat tona”, u shpreh njëra nga studentet për ‘Fax News’ që u pasua me brohoritje të të tjerëve.
Pjesë nga fjala e Ramës në Kuvend:
Dua që ndërkohë që Kuvendi vazhdon sipas axhendës së parashikuar, të gjithë ata që janë të interesuar në mënyrë të sinqertë për ti dhënë zgjidhje një situate krejt absurde, ku njëra parë ka shtruar disa kërkesa dhe tjera jo vetëm nuk i ka refuzua por është e gatshme ti zgjidhë një për një janë të ftuar në çdo moment edhe në këtë sallë nëse duan të diskutojnë hapur në sytë e të gjithë opinionit publik lidhur me të tete pikat por edhe më shumë.
Kjo sallë është në dispozicion dhe faktikisht opozita reale e vendit sot janë ata studentë që kanë vendosur të ngrenë kartë kundër një sistemi brenda universitetit që i ka marrë ata peng dhe në të njëjtën koha na kanë dhënë një shuplakë, për të na shkundur dhe për të na bërë që ti hapim sytë më shumë e ti fokusojmë te ajo që ndodh brenda mureve të universitetit.
Ky parlament dhe çdo sallë në këtë qytet, janë hapësira jo për t’i futur në një rrugë. Kjo protestë, që afishon 8 pika, i ka rrënjët shumë thellë. Është e thjeshtë për mua, ta trajtoj si procedurë, si ofertë-kërkesë. Nuk bëhet fjalë për arka me mollë, por për të hapur një proces që nis nga këto pika. Pikat jemi gati t’i plotësojmë një për një.

Artikulli paraprakTelefonata rrënqethëse: “Ndiiihmë, ndiiihmë! Po më vdesin fëmijët për bukë”
Artikulli tjetërJep dorëheqjen diktator!