Studentët i përgjigjen Ramës e Nikollës: Arroganca nuk do ta ndalë rezistencën!

Studentët janë të vendosur që të vijojnë deri në fund protestën e tyre, deri sa qeveria të tërheqë VKM-në.
Pavarësisht premtimeve të bëra nga Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila tha se, do të hiqet një nga pikat e VKM-së, studentët janë shprehur se nuk bien dakord, dhe e vetmja zgjidhje është heqja e VKM-së.
“Ministrja ka firmosur vendime që janë kundër interesave të studentëve. Ne nuk jemi sqaruar aspak, nuk iu përgjigj pyetjeve tona. Kjo VKM si është miratuar ashtu duhet shfuqizuar. Ajo na prek ne, ligji nuk paska efekt prapaveprues, kjo do prekë të gjithë ata që hyjnë në universitet. E vetmja mënyrë që donte ajo ishte të përçante studentët”, tha një studente.
Ndërkohë një tjetër student foli për reagimin e kryeministrit Edi Rama që i quajti kazanë protestuesit.
“Derisa VKM të shfuqizohet, studententë do rrinë në rrugë duke bojkotuar shkollën. U vendos që në çdo fakultet në Tiranë apo rrethe, orët e mëngjesit do bojkotohen dhe studentët do protestojnë deri në shfuqizim. Rezistenca studentore do vazhdojë pasi do kuptohet që të drejtat e studentët duhet të vihen në vend. Nuk do i nënshtrohemi një arrogance që kërkon të bëjë shoë me fjalët”, tha ai.
Kujtojmë që studentët kërkojnë uljen e tarifës shkollore, tërheqjen e taksës për provimet e mbetura, si dhe shtyrjen e afatit të pagesës.

“Nuk tërhiqemi nga protesta”
Studentët i janë përgjigjur Ministres Nikolla, pas ftesës që ju bëri kjo e fundit për tu tërhequr nga protesta duke ju ofruar një zgjidhje alternative.
Ata thanë se refuzojnë në mënyrë kategorike zgjidhjen e ofruar nga Ministria e Arsimit, dhe se e vetmja zgjidhje është ajo e plotësimit të kërkesave të tyre, që do të thotë tërheqja e VKM-së dhe jo vetëm heqjen e një pikë.
Ata e kanë quajtur arrogante ministren Nikolla dhe kanë deklaruar se nuk do tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
“Nuk tërhiqemi. Ministrja Nikolla arrogante. Nuk tërhiqemi pa u shfuqizuar vendimi. Arsimi është për të gjithë jo vetëm për ata që kanë lekë. Nesër në mëngjes bojkotojmë mësimin për të marshuar drejt ministrisë. Në çdo fakultet do bojkotohet mësimi. Do mblidhemi në orën 8 të mëngjesit dhe që aty do marshojmë drejt Ministrisë”, brohorasin ata para godinës së Ministrisë së Arsimit.
Pak më herët, ministrja Nikolla në një konferencë për shtyp nga selia e Ministrisë që drejton tha se e ndiqte me vëmendje shqetësimin e studentëve dhe shpjegoi tarifat e studimit. Studentët kanë protestuar edhe ditën e djeshme në fakultetin e Arkitekturës, duke kërkuar uljen e tarifave studentore, pagesën me këste të tarifës si dhe heqjen e tarifës për provimet e mbartura.
“Derisa VKM të shfuqizohet, studentët do rrinë në rrugë duke bojkotuar shkollën. U vendos që në çdo fakultet në Tiranë apo rrethe, orët e mëngjesit do bojkotohen dhe studentët do protestojnë deri në shfuqizim. Rezistenca studentore do vazhdojë pasi do kuptohet që të drejtat e studentët duhet të vihen në vend. Nuk do i nënshtrohemi një arrogance që kërkon të bëjë shoë me fjalët”, deklaruan të tjerë studentë.

protesta e studenteve flasin ata

Artikulli paraprakTërmet në qeveri, arrestime dhe terror ndaj protestuesve
Artikulli tjetërKushtrimi i Berishës: Qytetarë! Bashkohuni me studentët, ata do të fitojnë!