Kushtrimi i Berishës: Qytetarë! Bashkohuni me studentët, ata do të fitojnë!

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka drejtuar një thirrje qytetarëve në mbarë vendit të mbështesin studentët protestues, të cilët kanë nisur një revoltë kundër Qeverisë për tarifat e larta të universiteteve, të cilat vazhdojnë të shtohen. Berisha ka publikuar një seri fotografish nga protesta e sotme, të shoqëruar me këtë mesazh:
“Album nga protesta madhështore e studentëve për përgjysmimin e tarifave para ministrisë së Antiarsimit!
Nderim studentëve trima dhe guximtarë. Qytetarë, bashkohuni me studentët! Ata do të fitojnë kundër Kallam Dështakut dhe Narkoqeverisë! Fitore studenteve!”, nënvizon Berisha.

22 1

33 1

44 1

 

Artikulli paraprakStudentët i përgjigjen Ramës e Nikollës: Arroganca nuk do ta ndalë rezistencën!
Artikulli tjetërTarifat e studentëve u rritën me VKM, protesta e ligjshme!