Stoltenberg do t’i drejtohet Kuvendit të Maqedonisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në ditën e dytë të vizitës së tij në Maqedoni, do t’iu drejtohet deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë.
Ai po ashtu do të takohet me zyrtarë të lartë të këtij vendi dhe përfaqësues të partive politike.
Nga qeveria e Maqedonisë kanë njoftuar se vizita e zyrtarit të lartë të aleancës veriatlantike ka për qëllim të përçojë mesazh shumë të rëndësishëm se “Maqedonia është në interesin strategjik të NATO-s” dhe se është evidente politika e “dyerve të hapura”.
Gjatë së mërkurës, në një takim me gazetarët, përfaqësuesit e qeverisë së Maqedonisë thanë se vizita e Stoltenbergut paraqet dhe një shtytje për zgjidhjen e kontestit që ka Maqedonia me Greqinë për çështjen e emrit.

Artikulli paraprak3 milionë euro ndajnë Rafinha nga Inter
Artikulli tjetërVankuver, 20 vende pro presionit ndaj Phenianit