“Demi duhet kapur nga brirët”/ Basha nga protesta e gazetarëve: PD s’është shkaku i problemit të lirisë së medias, por duhet të mbështesim për një faqe të re!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në fjalën para nisjes së seancës në Kuvend ka komentuar në lidhje me Amnistinë Penale dhe faktin që SPAK ka deklaruar se prej tyre kanë përfituar disa persona.

Por gazetarët e kanë detyruar Bashën të devijojë fjalën, duke i kërkuar koment në lidhje me protestën që po mbahet para Kuvendit nga gazetarët e terrenit. Basha tha se trajtimi i kësaj çështjeje kërkon angazhim politik dhe një qëndrim të qartë e të prerë.

“Siç është zbuluar nga media, mbi 100 persona që janë dënuar nga GJKKO, janë liruar. Në kundërshtim total me zotimet e marra. Kjo është njollë e zezë! Politikanët nuk kanë punuar që të pengojnë punën e gazetarëve dhe të ushtrojnë presion. Sot jetojmë nga një ambient mediatik i dominuar nga interesat politikë. I mbajnë gazetarët për bukën e gojës, dhe ata janë më të kapur. Demi duhet kapur nga brirët. Kërkohet një angazhim më i madh. Sapo presion të këtë ndaj pronarëve të medias, ata nuk bëjnë dot gjë nëse ndeshen me murin e gazetarëve. Edhe PD ka pjesë nga reflektimi i këtij problemi. Nuk mendoj se jemi shkaku i këtij problemi, por duhet të jemi pro luftimit të fenomenit të sulmeve ndaj gazetarëve. Duhet të mbështesim një faqe të re të medias shqiptare.”, tha ai.

Artikulli paraprakBashkia Lezhë diskriminon banorët e 6 njësive administrative/ PD, Marku: Propaganda nuk është as shërbim, as investim , por vetëm përpjekje për të manipuluar opinionin
Artikulli tjetërBasha denoncon nga Kuvendi pazarin e PS me grupin e Berishës dhe Bardhit: U liruan 100 të dënuar nga GJKKO