Skandali/ Qeveria hoqi taksat për hotelet me 5 yje dhe vendos tarifa të larta për gudiat turistike

Ministria e Turizmit ka dalë prej disa ditësh me tarifa të shtrenjta për guidat turistike. Pak ditë më parë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, ka publikuar nje dispozite tek e cila del papritur nje info që detyron guidat turistike të paguajnë një tarifë të majme për të rinovuar certifikatën e ushtrimit të këtij profesioni.
Dhjetra guida turistike në gjithë Shqipërinë, nuk e mirëpritën këtë vendim pasi sipas tyre, rëndon anën financiare ndërkohë që puna e tyre është vetem pak muaj.Ata pritet të protestojnë para kësaj ministrie në ditët në vijim. Jemi para një paradoksi.
Qeveria hoqi taksat per hotelet luksoze me 5 yje dhe do të tarifojë rëndë gudiat turistike, një profesion që ushtrohet vetëm disa javë të plota. Sipas vendimit për të rinovuar certifikatën duhet të marrësh kredite shtesë , nderkohë që një vit më parë vet ministria i certifikoi guidat në gjithë Shqipërinë falas.Për cudi, të gjitha guidat u do të marrin kredite shtesë, përfshi këtu edhe guidat që kanë punuar me dhjetra vite në këtë fushë.
Tashmë kreditet do paguhen jo në ministri, por në disa qëndra trajnimi private që janë ligjëruar ngjashmërisht më koncesionet PPP.
Në njoftim thuhet: “Udhërrëfyesit turistik të pajisur me certifikatë paraprake, duhet të paraqiten pranë subjekteve që ofrojnë programet e akredituara të kualifikimit të udhërrëfyesit turistik të miratuara nga ministria përgegjëse për turizmin dhe ministria përgjegjëse për arsimin dhe formimin professional, për të përmbushur të gjitha modulet e plotësuar kreditet e mbetur të programit të miratuar.
Programi i kualifikimit të udhërrëfyesit turistik Kombëtar, i cili ofrohet nga: 1.1SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” 1.2 Tirana Training Center 1.3 NATGA Training Center”. Ata që duan të hynë në këtë profesion sipas dispozitës së mësipërme janë të detyruar të paguajnë 700 mije lekë, shifër kjo tepër e lartë duke patur parasysh fatin qe është punë sezonale dhe jo e mbrojtur nga shteti. Ky vendim detyron ushtruesit e këtij profesioni që të paguajnë nderkohë që më parë Ministria e Turizmit e ka kryer falas certifikimin. Shoqatat e guidave turistike pritë të dalin në një kërkesë më disa pika drejtuar kryeminsitrit Rama për shqetësimet e krijuara.

Artikulli paraprakBanorët e “Astirit” paralajmërojnë Ramën: Më 16 shkurt dorëzohu ose do të hedhim aty ku e meriton!
Artikulli tjetërOpozita padit kryeprokuroren Arta Marku (Dokumenti)