Opozita padit kryeprokuroren Arta Marku (Dokumenti)

Grupet parlamentare të PD-së dhe LSI-së kanë zyrtarizuar kërkesën e tyre të bërë më herët publike, për kallëzimin penal ndaj Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku.
Dy krerët e grupeve parlamentare të PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili, në kallëzimin e depozituar, e akuzojnë kryeprokuroren e përkohshme, për “shpërdorim detyre”.
Ata kërkojnë gjithashtu pezullimin nga detyra të Arta Markut.
Ky kallëzim vjen pasi publikimit të faktit që Bujar Sheshi, u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) edhe me “bekimin” e Arta Amrkut. Ai akuzohet se ka qenë i rekrutuar nga strukturat e ish-sigurimit të Shtetit para viteve ’90.
Vetë ai ka mohuar akuzat dhe ka ngritur padi në Prokurori kundër Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit. Autoriteti ka gjetur dokumente, sipas të cilit, zoti Sheshi ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, me pseudonimin Venusi.
Ligji pengon të bëhen sot anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë ata persona që para 2 korrikut 1991 ishin anëtarë të Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtorë apo as të favorizuar të Sigurimit të Shtetit.

popo 1 1

Artikulli paraprakSkandali/ Qeveria hoqi taksat për hotelet me 5 yje dhe vendos tarifa të larta për gudiat turistike
Artikulli tjetërÇfarë po ndodh në Shkodër? Studentët e ngujuar përfundojnë në spital!