Skandali kriminal i përgjimeve, Rama-Drejtorit në ministri: I kape komisionerët, mirë vllai…

Rama është kapur në flagrancë krimi duke i kërkuar Drejtorit në ministrinë e Brendshme të kapë komisionerët e opozitës.

Gazeta gjermane “Bil” ka vijuar të publikojë përgjimet për blerjen e votave në Shqipëri. Por në ndryshim nga hera e kaluar, kësaj radhe në përgjime është edhe vetë kryeministri Edi Rama. Dëgjoni përgjimin e tij me Arben Keshin, drejtor në Ministrinë e Brendshme.

Përgjimi 1- Biseda e Edi Ramës me Arben Keshin
Arben Keshi: Hë shefi
Edi Rama: Hë mo si duket?
Arben Keshi: Po mirë tek pritshmëritë jemi.
Edi Rama: E ke realizuar objektivin thua?

Arben Keshi: Them se po, bazuar në ato që po na thonë komisionerët.
Edi Rama: Ashtu është?
Arben Keshi: Po them që po.
Edi Rama: Po ata maskarenjtë, kishin bërë presione mbrëmë e?
Arben Keshi: Po deshën të më kapnin mua, punë dy minutash sa u futa tek shtabi sepse ishin duke më pritur tek hoteli ku fleja.
Edi Rama: Çfarë do të bënin ty ata?

Arben Keshi: Ishin 50 veta. Asgjë besoj, këtë pjesën e presionit mendoj, jo kështu jo ashtu. Ai është legen ai, Flamur Noka.
Edi Rama: Po ku ta del dot ty Flamur Noka mo!
Arben Keshi: Edhe djali sa doli më la mua, ata kujtuan se isha edhe unë në makinë. Rreth 50 veta. Jo se i bënë ndonjë gjë, sa e goditën. Ai iku dhe ata nuk e kapën dot.

Edi Rama: Më mirë mo, hajt se ç’i do sherret. Dëgjo, po ti mendon se e kemi realizuar objektivin?
Arben Keshi: Po këtu tek unë po. Mund të lëvizë me më pak më shumë. Nga ato që na kanë thënë komisionerët kemi pritshmëri të mëdha.
Edi Rama: Komisionerët i ke pasur top e?
Arben Keshi: Po po në rregull.
Edi Rama: Okay, mirë vllai, hajt ciao.
Arben Keshi: Ishalla, faleminderit.

Artikulli paraprakPërgjimet e krimit elektoral, Drejtori në ministrinë e Brendshme: Duhen 50 mijë lekë për votë
Artikulli tjetërPërgjimet, Gjiknuri-Drejtorit në ministrinë e Brendshme: Po të nis gangsterat, mos të duken se…