Situatë kaotike në Gjirokastër nga Covid-19! Nuk ka më tamponë, përgjigjet e testimeve të para dy javëve nuk kanë dalë ende

Teksa situata e pandemisë po gjen një pëhapje mjaft të gjerë në mbarë territorin e vendit, qarku i Gjirokastrës po ndeshet dhe më një problem tjetër. Në Gjirokastër nuk ka më tamponë, çka ka bërë që testimi i personave që shfaqin simptomat e Covidit të ndërpritet.

Gjithashtu burime për Faxweb bëjnë me dije se që prej datës 17 tetor përgjigjet e testeve të kryera nuk kanë ardhur ende. Personat e testuar, mes tyre nxënës dhe zyrtarë të administratës si mësues dhe policë nuk e kanë marrë ende përgjigjen e testit.

Artikulli paraprakVjen lajmi i shumëpritur për Juventus
Artikulli tjetërFluks i lartë ambulancash me të prekur me Covid-19, mes pacientëve edhe një 16-vjeçar