Fluks i lartë ambulancash me të prekur me Covid-19, mes pacientëve edhe një 16-vjeçar

Situata e pandemisë së Covid-19 ne vendin tonë vijon që të mbetet shumë shqetësuese. Në 24 orët e fundit u regjistruan 3 viktima ndërkohë që 319 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ndërkohë po ashtu dy spitalet Covid-19 në Tiranë, janë drejt mbushjes së kapaciteteve për shkak të numrit të lartë të pacientëve të sëmurë.

Për herë të parë në vendin tonë është raportuar se aktualisht po trajtohen 301 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Gazetari Erjon Skëndaj tha se për 1 orë e 40 minuta 16 autoambulanca kanë sjellë pacientë të prekur me COVID-19. Po ashtu ai theksoi se rritja e numrit të të shtruarve me shumë gjasa do të bëjë të mundur hapjen e COVID3, tek ish-Kirurgjia.

Sipas tij në këto ambiente janë parë punonjës, si dhe hyrja është rrethuar sipas parametrave të sigurisë, ndërsa ka gjasa se ai do të hapet gjatë natës apo në mëngjes. Ndër të tjera Skëndaj tha se në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ i shtruar ndodhet një 16-vjeçar, i cili është më i riu për nga mosha e pacientëve.

Mësohet se adoleshenti ndodhet në gjendje të qëndrueshme dhe merr pak litra oksigjen.

Tre humbje jete dhe 319 raste të reja në 24 orët e fundit

Tre humbje jete dhe 319 raste të reja me koronavirus nga 1 534 testime janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Që nga shfaqja e Covid në vend, janë prekur 20 634 persona, nga të cilët 11 097 janë shëruar dhe 502 kanë humbur jetën. Rastet aktive janë 9 035.

Rastet e reja

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

141 raste në Tiranë
38 në Fier
15 në Pogradec
Nga 13 raste në Elbasan, Kavajë
11 në Korçë
9 në Krujë
Nga 8 raste në Durrës, Berat, Kuçovë
7 në Gramsh
Nga 6 raste në Lezhë, Tropojë, Sarandë
Nga 4 raste në Shkodër, Vlorë, Mirditë, Patos
Nga 3 raste në Kurbin, Rrogozhinë
2 në Devoll
Nga 1 rast në Kukës, Lushnje, Gjirokastër, Ura Vajgurore, Bulqizë, Klos
Të shëruar dhe situata në spitale

Në 24 orët e fundit janë shëruar 90 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,097 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet covid po trajtohen 301 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

LEXO EDHE Tërmeti në Greqi dhe Turqi, mediat japin alarm dhe për cunami në Mesdhe (Video)
Viktimat

“Në 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 3 qytetarë me Sars Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid: 72 vjeçare dhe 73 vjeçare nga Tirana, 81 vjeçare nga Berati, me sëmundje bashkëshoqëruese”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4566
Durrës 847
Fier 692
Korçë 569
Shkodër 522
Lezhë 405
Elbasan 395
Vlorë 360
Berat 266
Kukës 191
Gjirokastër 129
Dibër 93
Apeli

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID, ruani distancën fizike me persona që nuk janë familjarët tuaj, kujdesuni për higjienën personale dhe mbani maskën në ambientet jashtë shtëpise.

“Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19”, apelon MSH.

Artikulli paraprakSituatë kaotike në Gjirokastër nga Covid-19! Nuk ka më tamponë, përgjigjet e testimeve të para dy javëve nuk kanë dalë ende
Artikulli tjetërRama e shantazhoi/ Mjeku i Durrësit: Mora dy paralajmërime, nuk tërhiqem nga denoncimi për tamponët