Si u grabit nga maskat lokali ku Rama mblodhi ministrat

Mbledhjet e para të qeverisë, Edi Rama zgjodhi t’i zhvillojë në një prej lokaleve të Llogarasë. Duke shfrytëzuar ajrin e pastër dhe klimën perfekte të zonës malore, Rama solli në Llogara të gjithë kabinetin që do të qëndrojë aty për dy ditë. Por të njëjtin destinacion kishin zgjedhur para kryeministrit edhe disa persona të tjerë, aspak miqësorë me komunitetin e banorëve aty.
10 ditë më parë, një lokal i Llogarasë është grabitur nga persona të armatosur. Autorët akoma nuk janë kapur ende. ABC News ka publikuar pamjet ku dallohen dy autorët që vjedhin paratë në arkën e lokalit. Njëri prej grabitësve ka qenë i armatosur me Kallashnikov dhe ruante jashtë, ndërsa tjetri kontrollonte për paratë në lokal.
Policia e Vlorës ka qenë e zënë këto ditë me vizitën e ministrave të rinj të qeverisë. Grabitësit janë ende të lirë. Duke ditur parimin se “krimineli gjithnjë kthehet në vendin e krimit”, ndonjë prej tyre mund ta ketë pirë kafen e mëngjesit pranë ministrave të rinj të Edi Ramës.

 

Artikulli paraprakI vihet zjarri makinës së pedagogut në Elbasan
Artikulli tjetërPërplasje me armë në Sarandë, 3 të plagosur, dy në gjendje të rëndë