Si gënjen Edi Rama për ekspertizën

Nga Erl Kodra

Sot deklarove se i keni bërë ekspertizën shkencore materialit zanor të përgjimit që Partia Demokratike ka publikuar për vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, nëpërmjet një laboratori shkencor ndër më prestigjiozët në botë. Ok, boll mirë. Por kam disa pyetje për ty, krejt të pafajshme.
1. Dje, ishe në takim me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron në Élysée Palace. Ku e gjete kohën të merreshe me këtë punë?!
2. Me çfarë e pagove faturën e këtij ekspertimi tepër profesional; domethënë, me paratë e tua apo këto para t’i dha Agron Xhafa? Se mos ke përdorur paratë e Buxhetit për këtë punë.
3. Ku e more mostren krahasuese të zërit të Agron Xhafës? Fole me Agronin direkt, apo ta dha Fatmiri?
4. Çfarë dërgove për analizë në labaratorin tënd tepër profesional, domethënë kopjen që gjendet gjithandej nëpër internet, apo origjinalin e audio përgjimit? Sepse ka një problem serioz këtu; analizat mund të bëhen vetëm nga origjinali dhe jo nga kopja. Kjo do të thotë se duhet të keni pajisjen origjinale prej të cilës është bërë ky regjistrim. Atë pajisje mund ta ketë Partia Demokratike. Pra, çfarë ke dërguar për ekspertimin tënd tepër profesional në labaratorin prestigjioz?!
5. Se mos e ke marrë tek Arta Marku audio përgjimin, atë që konfiskuan dje dy prokurorët e saj tek Partia Demokratike o Edi Rama! Më sqaro të lutem, ku e more dhe çfarë ke analizuar, se diçka serioze nuk shkon në këtë histori.
6. Edi Rama, pikën e fundit e kam si këshillë miqësore. Jo se të kam qejf; se unë do të “të thyeja më dysh” po të ishim përballë, por për të mirën e Zahos. Kjo që ka nisur është vetëm fillimi, të tjera audio dhe video përgjime janë në duar të sigurta, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Në ato përgjime ka kaq shumë kushurinj dhe vëllezër, sa këto të Saimir Tahirit dhe Fatmir Xhafës do të të duken lule.
Ps. Se harrova diçka serioze: ku e more të drejtën për të bërë analiza të tilla shkencore për një vepër të rëndë penale?! Me çfarë atributesh, me çfarë të drejte? A mos rastësisht, duke e bërë këtë, keni konsumuar një tjetër vepër penale, siç është ajo e uzurpimit të titullit zyrtar të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku? Mos mor Edi Rama, mos bëj si amator tani!

Artikulli paraprakBerisha-Ramës e Xhafës: Populli i revoltuar do t’ju krrejë shumë shpejt nga karriget tuaja të krimit dhe drogës
Artikulli tjetërReagim i PD: Xhafaj frikë nga ligji anti-mafia, nuk tërhiqemi nga kërcënimet e një bande kriminale në qeveri