Shushunja që po i pi gjakun shqiptarëve dhe po i zhyt në varfëri ekstreme, është vetëm kjo qeveri

Marinela Ziu, Eksperte Departamenti i Antikorrupsionit, Aksesit Publik në Shërbime dhe Transparencës në Qeverisje, Partia Demokratike e Shqipërisë shkruan në një reagim në faqen e saj se Shushunja që po i pi gjakun shqiptarëve dhe po i zhyt në varfëri ekstreme, është vetëm kjo qeveri.

Reagimi i plotë

Në këto 7 vjet:

* 7.2 miliardë euro është fatura e dëmit të konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

* 2.3 miliardë euro është fatura e rritjes së borxhit publik.

* 2 miliardë euro Koncesione/PPP korruptive për një grusht oligarkësh.

* 2.1 miliardë euro është fatura e rritjes së taksave dhe tatimeve, që nuk shkojnë për investime as shërbime për qytetarët por 5 miqtë e Ramës.

* 1.1 miliardë euro janë shpenzimet e luksit. Zyra, makina e udhëtime, edhe në kohë pandemie…
* 350 milionë euro do t’i kurseheshin buxhetit të shtetit, mjafton të zbatohej Ligji i Prokurimit Publik dhe të kualifikohej fituese oferta më e ulët.

* 140 milion euro është fatura e vendimeve të Gjykatave për largime të padrejta nga puna dhe miliarda të tjera si pasojë e vendimeve të GjEDNJ për dëmshpërblim për shkak të tekave të Kryeministrit.

Një listë që nuk ka fund, por që është arsyeja pse sipas Bankës Botërorë, 1 në 2 shqiptarë është në kufij të mbijetesës…

#KundërKorrupsionit

#KundërVarfërisë

Artikulli paraprak56 ditë pas premtimit të pambajtur/ Pampuri nga Thumana: Edi Rama nuk punon, ai vetëm mashtron dhe bën show
Artikulli tjetërFaktet/ Kryetari i PD Fier denoncon vjedhjen e 50 milionë lekëve vetëm me 1 tender ushqimesh për njerëzit në nevojë