Shteti në shërbim të pushtetit!

Bardh SPAHIA

Me urdhër të policisë, AKEP vendos ndërprerjen e sinjalit për telefonët celularë në zonën qendrore të Tiranës, ku opozita po protestonte paqësisht! Pasi ndërtoi skenarë për “dhunë“ e tërhoqi zvarrë në mënyrën më qesharake të mundshme edhe ambasadorë të rëndësishëm, që i artikuluan publikisht, duke thënë se po minohej demokracia, edhe pse si dita me natën me demokracitë në vendet e tyre, Edi Rama i tmerruar nga qytetarët në shesh, urdhëron ndërprerjen e sinjalit të celularëve, me shpresë se do provokojë qytetarët e opozitën për ndonjë reagim, që të justifikojë mashtrimet që u ka bërë ambasadorëve e kancelarive se opozita synon dhunën! Jo Edi Rama, jo!
Opozita në mënyrë model, po të tregon se nuk ta ka frikën, pasi ka qytetarët në krah. Ndërsa ti po tregon edhe sot, se shtetin e ke vënë në shërbim të frikës tënde nga llogaridhënia që të pret! Uroj vërtetë që ndërkombëtarët ta lexojnë këtë, e të mendojnë se cfarë do ndodhte në vendet e tyre, nëse policia e institucionet e shtetit do përdoreshin për llogari të pushtetit të udhëheqësit politik të rradhës!
Kjo është demokracia? Aspak! E ne shqiptarët nuk pranojmë më një autokraci që na shitet si demokraci, në emër të stabilitetit fallso, ndërsa vendi po zbrazet cdo ditë! #RamaIk! është mesazhi i shqiptarëve, qytetarë të denjë të Europës që nuk pranojnë të quhen më Kolumbi e Europës, sepse kryeministri ka zgjedhur të vijë e të qëndrojë në pushtet me kriminelë! #MeQytetarët#DeriNëFund

protesta parlamenti1

52803589 2241602562833798 5029945249565245440 n

Artikulli paraprakPutin kërcënon SHBA: Do të dislokojmë armë të reja
Artikulli tjetërBasha: Populli i vuri kyçin parlamentit të krimit, Shqipëria do ketë një të ardhme, bëhuni gati anembanë vendit