Shqiptari kapet me 3 milionë euro kokainë në Milano

Një sasi prej 32 kg kokainë është sekuestruar nga karabinierët në Itali dhe dy persona janë arrestuar, një 31-vjeçar shqiptar e një rumune, 30 vjeçe. Ata janë ndaluar në lindje të Milanos teksa lëviznin me një makinë tip “BMW X5” me targa gjermane, raportojnë sot mediat lokale.
Makina është ndaluar nga agjentët dhe pas kontrollit në të, është gjetur e fshehur sasia e drogës me vlerë 3 milionë euro në një hapësirë të krijuar enkas në mjet. Çiftit (identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur) i janë sekuestruar edhe 1.400 euro që kishin me vete. Shqiptari rezultonte me banim në komunën Romanengo, në provincën e Cremona-s, ndërsa rumunia në komunën Villorba, pjesë e provincës së Treviso-s.

Artikulli paraprakShqipëria, vendi me oraret më të zgjatura të punës në Europë
Artikulli tjetërGrabitet me dhunë një qytetar në mes të Vlorës