Shqipëria në prag të dorëzimit të pasurive përrallore Greqisë! Berisha: Shqiptarët të mbrojnë interesat jetike

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar pas mbledhjes së komisionit të përbashkët për marrëveshjn e detit me Greqinë. “Shqiperia ne prag te dorezimit te pasurive perrallore Greqise!
Te dashur miq, dje u mblodh komisioni i perbashket i kryesuar nga spiuni famoz Meçollari per shtijen e Detit.
Akti i tradhetise se larte kombetare do firmoset sipas ministrit grek te puneve te jashtme Kotzias branda muajt Maj, kjo sepse marreveshja ka perfunduar me kohe.
Ju bej thirrje shqiptareve te mbrojne interesat jetike, integritetin territorial duke flakur nje minute e me pare vellain siamez te Jorgo Zografit, Edvin Kristaq Ramen!”, shkruan Berisha në një postim në Facebook.
Komisioni i përbashkët për marrëveshjn e detit me Greqinë u mblodh një ditë më parë. Ministri i Jashtëm grek ka shprehur optimizmin për arritjen e një marrëveshjeje me Shqipërinë lidhur me delimitimin e zonave detare. Ndryshe nga një javë më parë, kur kishte përcaktuar fundin e majit si datë për finalizimin e negociatave, Kotzias i ka dhënë një shtyrje të vogël këtij afati.
“Shpresoj deri në fund të majit të kemi një marrëveshje. Në mos në fund të majit, në fillim të qershorit”, ka theksuar Ministri i Jashtëm grek në një intervistë për televizionin vendas, SKAI, vonë mbrëmjen e të martës.

Artikulli paraprak13-ta, historia e numrit që ndjell fatkeqësi
Artikulli tjetërHëna shkaktare për mbytjen e Titanikut?