Hëna shkaktare për mbytjen e Titanikut?

Një shekull pas tragjedisë së Titanikut, shkencëtarët kanë gjetur një fajtor të “papritur” për mbytjen e anijes: Hënën. Të gjithë ata që e njohin historinë e mbytjes së superanijes së 100 viteve më parë, e dine se ajo erdhi për shkak të përplasjes me një ajsberg.
“Një lidhje që ekziston mes Hënës dhe levizjes së ajsbergëve shpjegon se pse një numër i pazakonte i copave të akullit u gjend në rrugën e Titanikut natën e 15 prillit 1912”, thotë Donald Olson, fizikan në Universitetin e Teksasit.
Që nga koha kur ndodhi tragjedia e Titanikut, në të cilën vdiqen 1517 persona, studiuesit janë munduar të kuptojnë se pse kapiteni Eduard Smith i injoroi paralajmerimet për ajsbergë në zonën ku do të kalonte anija.
Ai ishte kapiteni më me përvojë i Ëhite Star Line dhe i kishte rënë kryq e tërthor disa herë Atlantikut të Veriut e njihej si lundërtar i kujdesshëm.
“Ajsberget e Groenlandes si ai qe goditi Titanikun zakonisht ngecin në ujrat e cekëta të Labradorit dhe Njufajndlendit dhe nuk mund të lëvizin drejt jugut pa u shkrirë mjaftueshëm që dallgët të munden t’i lëvizin”, thotë Olson.
Pra si ka mundësi që një numër i madh ajsbergësh gjendeshin në “rrugën” e anijeve, në ujrat e jugut.

Ekipi i shkencetarëve u mbeshtet në spekulimin e oqeanografit Fergus Ud, i cili thoshte se një afrim i pazakontë i Hënës në janar të 1912-s mund të ketë shkaktuar dallgë aq të larta saqë shumë ajsbergë janë shkëputur nga Groenlanda dhe kanë lëvizur pa e ndryshuar madhesinë drejt ujrave ku kalonin anijet.
Olson thotë se një herë në shume kohë, Hena dhe Dielli vendosen në një linjë të tillë që forcat e tyre gravitacionale forcojnë njëra-tjetrën. Në atë kohë, Hëna kishte largësinë më të vogël nga Toka në 1400 vjet dhe afrimi maksimal ndodhi në 6 minuta të hënës së plotë. Për më tepër, afërsia më e madhe e Tokës me Diellin ishte shënuar pikërisht një ditë më parë. Një konfigurim i tillë rriti efektin e Hënës në oqeane.
Sipas studimit të Olson, ajsbergu që u fut në ujrat ku lundronte Titaniku mund të jetë shkëputur nga Groenlanda në janar të 1912-s. Dallgët e larta të baticës, të shkaktuar nga kombinimi i fenomeneve astronomike, u kanë mundesuar ajsbergeve mbërritjen në ujrat ku lundronte Titaniku.
Shkencëtarët që kryen studimin shfajësojnë kapitenin Smith (edhe pse një shekull më vonesë) për vendosmërine e tij për të lundruar natën e 15 prillit. Si një njohës i mire i detit, ai nuk kishte arsye të besonte se ajsbergët që do t’i shfaqeshin përpara ishin aq të mëdhenj dhe të shumtë në numër.

Artikulli paraprakShqipëria në prag të dorëzimit të pasurive përrallore Greqisë! Berisha: Shqiptarët të mbrojnë interesat jetike
Artikulli tjetërRama i bllokon Komisionit Hetimor të gjitha dokumentat për lidhjet e Tahirit me trafikun e drogës