13-ta, historia e numrit që ndjell fatkeqësi

Europianët, veçanërisht anglo-saksonet janë shume supersticiozë, kur bëhet fjalë per numrin 13. Sipas tyre, nëse 13 persona ndodhen të ulur ne te njejten tryeze, njeri prej tyre do teë vdesë brenda vitit.
E premtja e datës 13 konsiderohet një datë shume e keqe dhe një ditë e mbrapshte. Dita e 13 e vitit, kati i 13, numri 13, te gjitha konsiderohen si ndjellës të fatkeqësive. Me nje fjalë, çdo gjë që permban 13 ështe “e mallkuar”.
Edhe ne Rusi,numri mendohet se ka lidhje me djallin. Por nga vjen i gjithë ky supersticion negativ për numrin 13 dhe përse popuj e kultura te tjera nuk e kane nje fiksim të tillë? Triskaidekaphobia ështe frika nga numri 13.
Fjalet që përbëjnë termin e mësipërm janë marrë nga latinishtja dhe greqishtja e vjetër, edhe pse në ato kohë mbi këtë numër nuk kishte rënë hija e zezë e mallkimit. Zakonisht njerëzit e kanë lidhur numrin 12 me bollëkun dhe me plotësine e gjërave.
Kështu ka 12 zotër olimpikë, 12 shenja të horoskopit, apo 12 dishepuj. Nëse këtij numri të plotë i shtohet një tjetër, atehere situata bëhet e paqartë dhe e paparashikueshme.

Juda ishte i ftuari i 13 në Darken e Fundit dhe kjo është një nga arsyet që ky numë0r konsiderohet si ndjellës i fatkeqësive. Në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar pati disa teori në lidhje me këtë numër, sipas të cilave në Sabath kishte 13 shtriga.
Megjithatë, kisha nuk e konfirmoi kurrë një gjë të tillë. Po të kërkosh një shpjegim në Fjalorin e Supersticioneve të Oksfordit, numri 13 lidhet me të premten e datës 13, e cila u përmend për herë të parë në vitin 1913, 700 vjet pas shpërbërjes me dhunë të Urdhrit të Kalorësve të Tempullit.
Të premten e datës 13 të vitit 1307, të gjithe kalorësit tempullare u kapën në Francë dhe kështu urdhri reshti së ekzistuari. Një tjetër fakt për cilësimin e numrit si “të mbrapshtë” është se letra e 13 e Taroteve është letra e vdekjes.
Kjo është vendosur në Italine e shekujve 15-16, por nuk ka të bëje aspak me Darkën e Fundit. Shumë interesant është edhe fakti se numrit 13 nuk i ishte kushtuar ndonjë vëmendje e veçantë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri në shekullin e 19.
Emri zyrtar i Deklaratës së Pavaresisë është: “Deklarata e Pavarësisë së 13 Kolonive” dhe brenda 15 vitesh vendi quhej 13 Shtetet e Bashkuara. Në fund të shekullit të 18, numri 13 simbolizonte pavarësinë dhe bashkimin e vendit të ri.
Më 4 korrik, në Ditën e Pavarësisë, kishte 13 të shtëna me top dhe disa rituale të tjera tradicionale, të cilat përsëriteshin 13 herë rresht.
Vetëm kur 13 shteteve iu shtua shteti i 14, ai i Vermontit në vitin 1791, çdo ritual bëhej me numrin e ri, pra me numrin 14, i cili u konsiderua si numri i fatit. Deri në shekullin e 19 kishte një tjetër supersticion të lidhur me 13-n, ai i 13 miqve të ulur rreth së njëjtës tryeze.
Për të shpjeguar frikën e disa popullatave ndaj këtij numri ka një mori librash qe merren me zanafillën e kësaj fobie që vazhdon edhe sot në Evropë, por edhe në vende të tjera.

Në fund të shekullit të 19, ky supersticion u përhap edhe përtej oqeanit Atlantik. Shkrimtarë nga vende të ndryshme, si Fjodor Dostojevski, Henrik Ibsen, Leon Tolstoi, Zhul Verni apo Oskar Uajld e kanë përmendur jo pak këtë numër në veprat e tyre.
Në vitin 1880, disa njujorkezë vendosën që të hiqnin këtë paragjykim që ishte kthyer në një fiksim të vërtetë. Kështu një veteran i Luftës Civile dhe një njeri i njohur në rrethet e larta,Ëilliam Foëler vendosi që të krijonte një klub, anëtarët e të cilit të darkonin datën e 13 të çdo muaji dhe rreth tryezës të uleshin 13 anëtarë të klubit.
Darka e tyre e parë u organizua në hotelin “Knickerbocker”, të premten e 13 janarit të vitit 1881, në dhomën numër 13. Kjo nuk ishte vetëm një luftë kundër këtij numri që ishte bërë shumë i famshëm dhe i rrezikshëm, njëherazi, por edhe një luftë kundër të gjitha llojeve të bestytnive e supersticioneve të kohës.
Duhet thënë se njerëzit, të gjithë pa përjashtim, po jepeshin shumë pas shenjave, falleve e dukurive të tjera okulte e misterioze, dhe kjo ishte kthyer në një epidemi, pasi i kishte kaluar përmasat e një fiksimi të përkohshëm. Gjatë rrugës drejt vendit të darkës, të ftuarit kaluan nën një shkallë të posaçme, hodhën kripë në tryezën e tyre dhe i vendosën pirunjtë në tryezë në formë kryqi.
Në një tabelë të madhe të varur në mur ndodhej parulla: “Nos Morituri Te Salutamus” (“Ne të vdekshmit te pershëndesim”). Ky klub u be shumë i famshëm dhe ajo që nisi si një kundershti ndaj supersticioneve, e kryesisht ndaj fiksimit për numrin 13, u shndërrua në një klub aventurieësh që ndermorën shume veprime të rrezikshme për të hedhur poshtë paragjykimet e kohës.

Po për sa i përket darkës së famshme, menyja u soll në gure varri, ndërsa tryeza e darkës ishte ndriçuar nga kafka boshe me qirinj brenda, tamam si në netët e Hollouinit. Sallatat dhe ushqimet e ndryshme erdhën në pjata që kishin formën e arkivoleve.
Ndërkohë i gjithë ambienti rrotull ishte zbukuruar me sende që sjellin fat të keq, si pasqyra të thyera apo silueta macesh te zeza. Në vitin 1887, klubi ishte shndërruar në një institucion shumë popullor dhe numëronte 487 anëtarë.
Në vitin 1895, krijuesi i tij deklaroi se numri i vetëvrasjeve mes anëtarëve të klubit ishte shumë më i vogel së përqindja mesatare e vendit. Pavarësisht të gjitha veprimtarive zbavitese që bëheshin në të dhe mesazhit që ata synonin të përcillnin, klubi i të 13-ve u shpërbë në vitin 1914 për shkak të fillimit të Luftës së Parë Botërore. Të gjithë anëtarët ranë dakord se mungesa e respektit për vdekjen në një epoke lufte do të ishte e pavend.

Artikulli paraprakHumbje masive kursimeve të qytetarëve në banka nga zhvlerësimi i euros, ekonomisti paralajmëron trazira sociale si me piramidat
Artikulli tjetërShqipëria në prag të dorëzimit të pasurive përrallore Greqisë! Berisha: Shqiptarët të mbrojnë interesat jetike