Shkodra refuzon Ramën: Nuk ka asnjë shesh të lirë për…

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi e ka refuzuar lejen e kërkuar nga Partia Socialiste për një takim elektoral të kryeministrit Edi Rama në Shkodër me argumentin se zgjedhjet e 30 qershorit janë anuluar me dekret të Presidentit.

Në përgjigjen që Bashkia e Shkodrës i ka kthyer kërkesës së Partisë Socialiste, dega Shkodër, më datë 19 qershor, thuhet se, ‘në zbatim të Dekretit të Presidentit, për anulimin e datës 30 qershor si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve vendore, Bashkia Shkodër nuk e miraton lejen tuaj.

Me fillimin e sezonit turistike në Bashkinë Shkodër janë duke u realizuar në të gjitha sheshet e Bashkisë aktivitete promovuese për turizmin dhe nuk ka asnjë shesh të lirë për organizim takimesh”, shkruhet në letrën që Bashkia i ka dërguar Partisë Socialiste.

Artikulli paraprakUltimatumi nga Tropoja për Ramën: Largo urgjentisht forcat speciale!
Artikulli tjetërGazetarët e pyesin për daljen e emrit në përgjime, dr.Ulusiu ia fut vrapit…