Shkarkimi i Ardian Dvoranit, Bardhi: U konfirmua paligjshmëria e tij në Gjykatën e Lartë dhe në KED

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e komentoi të drejtë vendimin për shkarkimin e Ardian Dvoranit si anëtar i Gjykatës së Lartë. Zoti Bardhi tha se vendimi i sotëm i KLGJ-së, konfirmon jo vetëm paligjshmërinë e qëndrimit të tij në detyrë përtej mandatit kushtetues, por edhe si anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike i bëri këto komente në një intervistë për fazetaren Mirela Milori në ABC News. “E kuptoj që Ardian Dvorani mund të jetë mërzitur, sepse ka lënë punët e partisë përgjysëm pasi kishte marrë përsipër t’i siguronte Edi Ramës kapjen totale të Gjykatës Kushtetuese. Është rasti i parë, i paprecedentë që një gjyqtar i Gjykatës së Lartë qëndron në detyrë edhe gjashtë vite të tjera përtej mandatit.

Mandati Kushtetues është 9 vjet ai ka qëndruar edhe 6 të tjera, pra 15 vite qëndrim në detyrë. Vetëm Dvorani e ka pasur këtë mundësi, është rast i paprecedentë në të gjitha vendet demokratike”, tha Gazment Bardhi. Ai theksoi se Adrian Dvorani duhej të ishte larguar menjëhere pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016, e cila konstatoi se Ardian Dvoranit i kishte mbaruar mandati dhe nuk mund të qendronte më në detyrë.

“Ky ishte një veprim kriminal i organizuar nga ish kryetari i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj dhe drejtoreshës së qendrës së botimeve zyrtare, që vonoi botimin në fletoren zyrtare të këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese përtej afateve të përcaktuara nga Ligji”, tha Bardhi, i ftuar në Abc News me gazetaren Mirela Milori.

Gjatë intervistës Bardhi u theksoi se, PD nuk ka asnjë kontakt me organet e reja të sistemit të drejtësisë. “Vendimi i sotëm është një çështje e pastër juridike. Largimi i tij është çështje juridike, nuk ka prapavijë politike”, u shpreh Bardhi.

I ndalur te Reforma Zgjedhore ai theksoi se PD ka këmbëngulur për të pasur një identifikim biometrik.

“Konstatimet e ekspertëve që merren më zgjedhjet kanë treguar se mungesa e vullnetit politik ka sjellë problematika. Pritshmëria jonë nga Reforma Zgjedhore ka qenë pothuajse zero. Jem i angazhuar për shkak BE e vendoi si një nga kushtet kryesore për rrugën drejt integrimit. Që Edi Rama nuk ka ndërmend të bëjë reformë këtë e dinim. Ofruam dakordësinë tonë për depolitizim real.

Ne ishim dakord të kishte depolitizim real, nënkupton që anëtarët në Komisione Zgjedhore të jenë njerëz të depolitizuar, duke përjashtuar administratën. Pala tjetër kërkon që komisionet të përbëheshin nga punonjës të administratës.

Nuk mundet që me militantët e PS që punojnë në administratë shtetërore të bëjmë sikur po depolitizojmë komisionet zgjedhore. Çfarë ndodhi? Kur pa që nuk po i kapte dot Komisionet Zgjedhore u tërhoq dhe tha qëndrojmë të komisionet siç janë.  Në këtë proces opozita ka vepruar me shkrim. Nëpërmjet depolitizimit të rremë kërkonin të siguronin kapjen e Komisioneve Zgjedhore”, tha Bardhi.

Bardhi tha se shqetësimet që kanë ekzistuar në lidhje me zgjedhjet janë shitblerja e votës, kërcënimi i administratës publike me largim nga puna si edhe përfshirja e krimit të organizuar. Këto probleme shtoi ish-deputeti sjellin deformim të rezultateve ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama nuk ka vullnet për t’i zgjidhur.

“Nuk ka marrëveshje për Reformën Zgjedhore, ka një dakordësi. Çështjet e sistemit janë çështje të qytetarëve. Në vitin 1998 sistemi zgjedhor është miratuar me referendum qytetar.

Në vitin 2020 duhet të jenë qytetarët që të vendosin. Është çështje muajsh që Edi Rama do të jetë në opozitë. Dua të garantoj qytetarët se do të jenë ata që do të vendosin për sistemin zgjedhor.

Brenda Kuvendit është bërë një teatër. Paratë e pista të krimit dhe angazhimi i grupeve kriminale nuk i mjaftojnë më Edi Ramës. Në atë Kuvend Edi Rama kontrollon të paktën 89 deputetë. Edi Rama ka votat e nevojshme për të miratuar Reformën Zgjedhore”, tha më tej Bardhi.

Artikulli paraprakBasha: Në ditët më të vështira për shqiptarët, Edi Rama përdor dhunën dhe gazin lotsjellës për të grabitur tokat në Velipojë
Artikulli tjetërTinëzari lugat që e hedh fajin tek qytetarët