Tinëzari lugat që e hedh fajin tek qytetarët

Nga Bardh SPAHIA

Ndërsa në QSUT rriten numrat e të infektuarve me Covid në përsonelin shëndetësor, Ramavirusi del pa pikë turpi e fajëson qytetarët për shifrat në rritje të të infektuarve! Shfaqet në performancë lugati, sepse kënaqet kur shkakton panik dhe kërcënon se do e mbyllë sërish vendin nëse shifrat rriten.

Kujt ia trash zërin more individ që i thua vetes kryeministër? Qytetarëve të tu?

Ata e kanë fajin që ka shkuar në 6 numri i shërbimeve spitalore që janë vatra infeksioni Covid? Kush e ka fajin që ka të infektuar tek Urgjenca, tek Kardiologjia, tek Pediatria, tek Mjeksësia interne, tek Gastrohepatologjia, tek Hematologjia, tek qendrat shëndetësore nr 8 dhe 9?

Shqiptarët e kanë fajin që ke gjithë atë personel shëndetësor të infektuar në strukturat shëndetësore publike dhe jo vetëm në Tiranë? Shqiptarët e kanë fajin që sic është provuar kanë shkuar të marrin shërbim në QSUT dhe kanë marrë virusin Korona?

Prandaj, lëre teatrin me të cilin po planifikon një tjetër mbyllje e merr masa se në asnjë vend nuk ka bërë vaki që të shndërrohen strukturat shëndetësore në vatra infeksioni edhe 4 muaj nga fillimi i pandemisë! Eshtë dështim spektakolar e paaftësi epike!

Prej ditës së parë janë falsifikuar shifra e është injoruar këshilla e OBSH por edhe eksperienca e vendeve të tjera për sa më shumë testime! Prandaj Shqipëria renditet në fund të vendeve të rajonit në raportet e specializuara mbi situatën e Covid, sepse shifrat e autoriteteve tona janë krejt të pabesueshme.

Ato rrëzojnë cdo llogjikë e eksperiencë të vendeve të tjera, sepse janë false dhe synojnë vetëm ndërtimin e fasadës së propagandës për të luajtur si me shëndetin ashtu edhe me ekonominë e një populli të tërë. Merr masa për vatrat në QSUT e qendrat shëndetësore e mjaft i torturove shqiptarët!!! Për ta mjafton kujtesa e respektimit të rregullave e monitorimi në cdo ambient jashtë banesave.

Artikulli paraprakShkarkimi i Ardian Dvoranit, Bardhi: U konfirmua paligjshmëria e tij në Gjykatën e Lartë dhe në KED
Artikulli tjetërSgarbi zbërthehet në përballje me Neritan Cekën: Makinat me xhama të zi m’i dha Edi Rama, kërkojani atij…