Basha: Në ditët më të vështira për shqiptarët, Edi Rama përdor dhunën dhe gazin lotsjellës për të grabitur tokat në Velipojë

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas dhunës policore dhe gazit lotsjellës ndaj banorëve gjatë shembjes së objekteve në Velipojë.

Basha shkruan në reagimin e tij se, në ditët më të vështira për shqiptarët, kur xhepat janë të zbrazur dhe varfëria po rritet çdo ditë, Edi Rama përdor dhunën dhe gazin lotsjellës për të grabitur tokat në Velipojë.

Ai ka përmendur edhe komunikimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama që ndodhi pikërisht kur pronarët e ndërtesave në Velipojë po përlesheshin me Policinë, ndërsa shefi i qeverisë paralajmëronte qytetarët me rikthimin e izolimit.

Reagimi i kryetarit Basha në Twitter

Në ditët më të vështira për shqiptarët, kur xhepat janë të zbrazur dhe varfëria po rritet çdo ditë, Edi Rama përdor dhunën dhe gazin lotsjellës për të grabitur tokat në Velipojë.

Në orën që kërcënon qytetarët se do t’i rimbyllë në karantinë, RAMAVIRUSI dhe banditët e tij prishin pa ligj vetëm për të grabitur pronat në bregdet për oligarkët dhe krimin.

Me RAMAVIRUSIN shqiptarët varfërohen e oligarkët pasurohen. I rrënuar dhe i tmerruar nga revolta e qytetarëve, këto akte barbare janë grahmat e fundit të një kufome politike që po qelb Shqipërinë.

polic 1

Artikulli paraprakBerisha publikon videon: I forti i Edvin Drogës dhunon çiftin e moshuar
Artikulli tjetërShkarkimi i Ardian Dvoranit, Bardhi: U konfirmua paligjshmëria e tij në Gjykatën e Lartë dhe në KED